12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndërtohen 170 kilomtera të preojektit “Rrjedha Turke”

Më të lexuarat

Rreth 170 kilometra të projektit nga gjithsej 900 kilometra të gjatë, që fillon nga bregu i Detit të Zi të Rusisë, tani është përfunduar

ANKARA (AA) – Rreth 19 për qind e tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke” është ndërtuar, deklaroi të premten Aleksandar Novak, ministri rus i Energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Novak, këtë e bëri të ditur në fjalimin e tij të mbajtur në Panairin Ndërkombëtar të Izmirit, ku theksoi se projekti “Rrjedha Turke” synon të rrisë sigurinë e energjisë për Turqinë dhe Bashkimin Evropian.

Ndërtimi i seksionit të nëndheshëm të tubacionit të gazit filloi në maj në Detin e Zi, në bregun e Detit të Zi të Rusisë. “Më shumë se 170 kilometra të tubacionit është përfunduar”, citohet Novak nga agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

Tubacionet e “Rrjedhës Turke” do të fillojnë nga qyteti rus Anapa në bregun e Detit të Zi dhe do të vendosen në një rrugë 900 kilometrash nën Detin e Zi për të arritur në rajonin e Thrakës të Turqisë përgjatë bregut të Detit të Zi.

“Rrjedha Turke” do të dërgojë gazin rus në Turqi me njërën nga linjat e saj. Linja e dytë e projektit do të shpërndajë gazin rus në Evropën Jugore dhe juglindore.

Kapaciteti total i sistemit të tubacionit të dyfishtë është parashikuar të jetë 31.5 miliardë metra kub.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit