16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ndërron jetë Aga Dullë nga Kaçaniku

Më të lexuarat

Abdullah Çallaku,i njohur si Aga Dullë nga Kaçaniku pas një vuajte të gjatë nga kanceri sot ka ndërruar jetë. Ai ishte një njeri shumë i mirë i cili ka lënë shumë mbresa tek të vjetrit e të rinjtë. Vëllau i tij ka njoftuar vdekjen e tij duke postuar: “Esselamu alejkum te nderuar. Te gjithe jemi te Allahut dhe te gjithe atij do ti kthehemi. Sotne ora 15:50 vllau yne Abdulla Callaku aga Dulle na e la kete bote dhe mori rrugen e ahiretit. Lusim Allahun ta kete meshirue dhe ta kete pastrue nga gjdo e keqe e ksaj bote, o Allah falja gjenetin me meshiren tende.”

Nëpër rrjetet sociale është shpërndarë lajmi për vdekjen e tij, ku ata që njihnin shprehin mërzinë për vdekjen e këtij njeriu madhështor.

Profesori Ilmi Rexhepi, e kishte përshkuar Agën Dullë përmes një poezi:
Për Agën Dullë
O njerëz të mirë
O besimtarë
Një lajm të hidhur
Sot kemi marrë
Na ka lënë
Një i nderuar në shqiptari
Dhe paska ikur
Te më i dashuri i tij
O shqiptarë, lutuni
Siç lutet për mikun miku
Prej sot nuk rron mes nesh
Aga Dullë Kaçaniku
Jetim nga babai, rritur si fëmijë
Jetim nga shtëpia, në burg në rini vitin 81,
Jetim nga atdheu, si burrë në kurbet
Jetim nga shëndeti, si plak me kancer
Pasi të varroset ky jetim që njohëm
Le t’i gjendet prej nesh dëshmia
Se ishte për ne gëzimi, hareja,
Ngrohtësia e dashuria
Xhaminë “Mëshira” e ka bashkëthemeluar
Në Lucern të Zvicrrës, në kurbet,
Këndojini vëllezër pa përtesë
Shpirtit të tij rahmet
Ai ka dhenë dhe do të tjera sadaka
Që matanë janë shumë të çmuara
Çaste të këndshme besimi
Kujtime vërtet të paharruara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit