1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndërroi jetë myftiu i parë i Durrësit pas rënies së komunizmit

Më të lexuarat

Të Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi!

Mbrëmë ndërroi jetë në moshën 85 vjecare Myftiu i parë i qytetit të Durrësit pas rënies së komunizmit, Haxhi Osman Sakurti. Ky ishte njeriu që ruajti fshehurazi proces verbalet e të gjitha sendeve të konfiskuara të Xhamisë së Madhe dhe të Xhamisë Fatih të Durrësit nga komunsitët dhe që ua mori atyre një për një sapo u rihap feja në vitin 1991. Ai ishte njeriu që bashkë me Muhamned Xhumrin shtypnin fshehurazi fletët ku ishin shënuar dara e fillimit dhe mbarimit të Ramazanit si dhe oraret e syfyrit dhe iftarit dhe ua shpërndanin besimtarëve që agjëronin fshehurazi për të sfiduar komunizmin. Ky ishte njeriu që nuk e la kurrë namazin as agjërimin në kohën e komunizmit. Ky ishte njeriu që për njëzet e sa vjet me radhë në punë nuk hante drekë për gjatë gjithë vitit që kur të vinte muaji i ramazanit mos ta kuptonin që agjëronte.

Ky ishte njeriu prej të cilit mësuan bazat e fesë, leximin e Kuranit dhe sakrificat e hoxhallarëve të vuajtur. Ky ishte njeriu që na mësonte të thirnim ezanin në minare pa mikrofon dhe të bëheshim imam në xhaminë Fatih edhe pse ishim jo më shumë se 13 vjec, për të na formuar karakterin e fortë të një besimtari të ri. Ai ishte që hapi në Durrës medresenë e meshkujve dhe të femrave dhe iniciator i palodhur për të kthyer gjallërinë fetare në qytet.

Edhe pse në moshë të thyer nuk gëzoi respektin që meritonte, shpresoj që Allahu ta mëshirojë, ta falë dhe ta bëjë nga banorët e Xhenetit.

Xhenazja falett sot në orën 12.00 te Xhamia e Madhe.
Hoxhe Mustafa Terniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit