14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ndërroi jetë dijetari Ebu Bekër Xhezairi, 50 vjet ligjërues në xhaminë e Profetit

Më të lexuarat

Dijetari i mirënjohur Ebu Bekër Xhezairi, profesor në Univeristetin Islamik të Medinës dhe ligjërues në xhaminë e Profetit Muhamed, ka vdekur sot në moshën 97 vjeçare pas një sëmundje.

Ai vuante që nga viti i kaluar nga pneumonia, ku ishte për trajtim në sptialin Princ Muhamed bin Abdul Aziz. Ai ishte lindur në fshatin Liwa afër Tolka, në afërsi të provincës jugores në Biskra në vitin 1921.

Ai filloi jetën e tij akademike duke e memorizar Kuranin dhe disa çështje të gjuhës dhe jurispodencës së medhhebit Maliki. Ai pastaj lëvizi në Biskra. Ai studio fillimisht mbi transportin dhe psikologjinë, që i mundësoi të jetë ligjërues në një shkollë private. Në xhaminë e Profetit, ai i rifilloi mësimet e tija akademike fetare Islame duke marrë dituri nga dijetarët dhe hoxhallarët. Pas një kohe ai morri leje nga gjykata e Mekës për të filluar e dhënë mësim në xhami. Ai mbajti një seminar ku foli mbi studimin e tij mbi interpretimin e Kuranit dhe Hadithit.

Shejh Xhezairi ka punuar si mësues në disa shkolla të Arabisë Saudite dhe në Dar al-Hadith në Medine. Kur Universiteti Islamik i hapi dyert, ai ishte nga të parët mësues aty. Ai punoi derisa u pensionua. Ai kishte dhënë kontribut në shumë vende me diturinë e tij pasi i vizitonte shpesh ato.
Ebu Bekër Xhezairi ishte i njohur për mësimet e tija që dha për 50 vjet në xhaminë e Profetit. Libri i tij “Platforma e Muslimanit” është një nga librat e tij më të njohur në botën islame./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit