13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ndërroi jetë Baki Hajzeri nga Podujeva (Foto)

Më të lexuarat

Djaloshi nga Podujeva, Baki Hajzeri, i cili ishte duke u mjekuar në Gjermani ka ndërruar jetë sot në mesditë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e Facebook-ut e cila ishte hapur për të kërkuar ndihmë për shërimin e tij, transmeton Indeksonline.

Baki Hajzeri nga Podujeva, ishte shtruar në klinikat gjermane dhe priste të bënte ransplantimin e palcës kockore.

Për mjekimin e tij ishin mbledhur 207 mijë euro, për operimin që kushtonte rreth 250 mijë euro.

Një muaj më parë gjendja e tij kishte filluar të përmirësohet, madje ai kishte falënderuar vetë të gjithë ata që e kishin ndihmuar, mirëpo siç duket Bakiut gjendja iu keqësua sërish dhe e humbi betejën me sëmundjen.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit