16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

NDËRROI JETË “BABAI” I LLAPTOPIT TË PARË

Më të lexuarat

Dizajnuesi i llaptopit të parë, Bill Moggridge, është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare.

Puna e tij, që duket më poshtë, peshonte 4.6-kg, kushtonte 8,000 dollarë – por kishte ndikim të madh për Moggridge që të nderohej në vitin 2010 me çmimin Prince Philip Designer.

Moggride ka merita për dizajnin e Grid Compass, që është një kompjuter që kishte një tastierë dhe një pjesë me ngjyrë të verdhë mbi të zezë që u shit për 8,150 dollarë kur ishte lëshuar në vitin 1982.

Kompjuteri më pastaj ishte përdorur në Anijen Kozmike Discovery në vitin 1985. Megjithëse ishin shumë kompjuterë portativë të zhvilluar në atë kohë, Grid Systems fitoi patentën për dizajnin e vet me ekran të përthyer përgjatë pjesës së pasme të makinës.

Dizajni i tij ishte si përgjigje ndaj një komisioni nga shefi i GRiD-it.

Simthsonian, ku Moggridge ishte drejtor i Cooper-Hewitt, që është Muze Kombëtar i Dizjanit, lajmëroi që pas një ballafaqimi me kancerin, ndërroi jetë dhe është hapur një faqe pikërisht kushtuar atij.

Moggridge la pas vete gruan e tij 47 vjeçare Karinën dhe dy djemtë, Aleksin dhe Erikun.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit