10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndërroi jetë aktori Salaetin Bilal

Më të lexuarat

Dje ka ndërruar jetë aktori nga Maqedonia, Salaetin Bilal (1942 – 2018). Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë administratori i faqes zyrtare të aktorit të ndjerë.

“Me keqardhje ju informojmë se ndërroi jetë Salaetin Bilali. I informojmë të gjithë dashamirët që varrimi do të bëhet në varrezat e Butelit, pas namazit të xhumasë që do të falet në xhaminë Bedr në Butel”, thuhet në njoftimin e faqes “Salaetin Bilal”.

Duke qenë pjesë e veprimtarisë së Teatrit Shqiptar të Shkupit, i njëjti ka njoftuar se lamtumira e fundit e të ndjerit do të bëhet sot, në ora 13:30, në varrezat e Butelit në Shkup.

“U nda nga jeta aktori Saletin Bilall – një nga figurat më të spikatura të skenës teatrore dhe filmike të vendit. Ceremonia fetare mbahet sot në ora 13.00 në Xhaminë e Butelit, ndërsa varrimi bëhet në varrezat e Butelit në ora 13:30”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Aktori i njohur ka marrë pjesë në spotin e ilahisë së Adem Ramadani – “Ti je feja e vërtetë”. Ka qenë një besimtarë i devotshëm dhe namazli. Allahu e mëshiroftë e familjes u dhashtë sabër.

https://www.youtube.com/watch?v=hJeUuNVDlrU&t=114s

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit