1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndërroi jetë aktori i njohur, Blerim Peci

Më të lexuarat

Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Blerim Peci.

Kështu ka bërë të ditur përmes një mesazhi ngushëllues në rrjetet sociale miku i aktorit, Fehmi Ferati.

“”Herët bre Bel, shumë para kohe me shkruar këtë lajm për ty”. Rëndë shumë e rëndë bre!, ishin fjalët e para të Feratit.

“Njoftojmë miqtë, shokë, familjarët dhe bashkëpuntorët se Blerim Peci sot ndërroi jetë”, ka shkruar më tutje ai.

Aktori i ndjerë ka qenë edhe bashkautor me Feratin në shown televiziv komedik, “Show Meselation”.

Atë kemi mundur ta shohim së fundit në disa role të ndryshme në shown satirik të televizionit publik të Kosovës, RTK, “Vikendi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit