12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ndërprerja e madhe e facebook, instagram dhe whatsapp dy ditë më parë zbuloi një të vërtetë të frikshme

Më të lexuarat

Një problem madhor me hapjen dhe ngarkimin e fotove në Facebook, Instagram dhe WhatsApp dy ditë më parë zbuloi një të vërtetë të frikshme.

Secila prej fotove të cilat nuk hapeshin kishin një mbishkrim i cili tregonte se çfarë kishte në foto. Përshkrimi vjen prej inteligjencës artificiale të Facebook.

Ndërprerja zgjati për disa orë ditën e Mërkure dhe preku 1.5 miliardë përdoruesit aktivë në ditë të Facebook. Instagram ishte i papërdorshëm ndërsa imazhet nuk hapeshin por përmbanin vetëm përshkrime të tyre si: “image may contain: table, plant, flower, and outdoor” and “image may contain: tree, plant, sky.”

Në fakt këto përshkrime tregojnë sesi inteligjenca artificiale e Facebook interpreton fotot. Në Twitter njerëzit publikuan shumë foto dhe mënyrën sesi ishin etiketuar. Redaktorin e TechCrunch Zack Whittaker inteligjenca artificiale e përshkruante si “një person me mjekër.”

Çfarë ka ndodhur me të vërtetë?

Facebook automatikisht skanon të gjitha fotot në rrjetin social duke përdorur softuerë të njohjes së fytyrës fuqizuar nga inteligjenca artificiale për të gjetur kush apo çfarë gjendet në foto.

Ky informacion më pas përdor nga kompania për të përshkruar foto për ata që janë të verbër dhe që aksesojnë sajtin me një lexues ekrani.

Me pak fjalë Facebook përdor inteligjencën artificiale për të interpretuar fotot dhe më pas lexon këtë interpretim tek të verbrit. Gjatë ndërprerjes inteligjenca artificiale mund të ketë etiketuar gabimisht fotot si në rastin e reporteres së Fortune Danielle Abril ku në përshkrimin e fotos së saj thuhej “5 njerëz, përfshirë Danielle Abril, njerëz duke buzëqeshur, njerëz duke qëndruar në këmbë, shatë dhe foto brenda.”

Përtej asaj çfarë thuhet dhe sesa qesharake mund të duken përshkrime, është një përkujtues sesa shumë të dhëna Facebook grumbullon vazhdimisht rreth nesh edhe kur nuk jua merr mendja. Falë teknologjisë të sofistikuar në rritje të inteligjencës artificiale, Facebook mund të grumbullojë informacion pafund edhe tek një foto pushimesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit