12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Nderimi i zonjës Albright: njihuni me gafën fantastike të Thaçit dhe reagimin epik ndaj saj

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një gabim amatorësh në rrjetin social Twitter, duke iu referuar një vajzë me emrin Madeline, pasi ka menduar se ajo ishte ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

“E kam nderuar Zonjën Sekretare @Madeline (këtu gabon emrin e zonjës sekretare) me Medaljen Presidenciale të Lirisë, pasi ajo paraqet më të mirën e diplomacisë botërore – e gjithashtu humanitetin: duke ju ndihmuar personave në nevojë dhe duke i ndaluar kriminelët nga keqbërja. Kosova ju është gjithmonë falënderuese Zonja Sekretare”, shkroi Thaçi.

Reagimi ndaj këtij gabimi amator nuk morri shumë bujë në mediat sociale, mbase për shkak të vlerësimit të lartë që ish-presidenti Clinton i bëri arritjeve të Kosovës.

E megjithatë pa reaguar nuk kaloi Madeline Eskind që është etiketuar nga presidenti, e cila në mënyrë epike tha se “ka marrë vlerësimin më të pamerituar në jetën e saj”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit