12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ndalohet përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit në Brezovicë

Më të lexuarat

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka kërkuar që gjatë fundjavës, prej orës 9:00 deri në orën 16:00, të ndalohet përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit.

Kjo ndalesë është bërë pas kërkesave të shumta nga vizitorët që këto ditë dimri po kalojnë pushimet e tyre në Qendrën Turistike në Brezovicë.

AMMK njofton se kjo kërkesë i është dërguar Policisë së Kosovës dhe ka për qëllim parandalimin e rrezikut nga përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit, për vizitorët që gjatë fundjavës janë në numër të shtuar, e posaçërisht për të mbrojtur fëmijët.

Stafi i AMMK-së, në Qendrën Turistike në Brezovicë do t’ju ofrojë informata shtesë të gjithë vizitorëve për zonën e saktë të ndalimit të përdorimit të motorëve të borës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit