8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndalohen në Durrës 650 shqiptarë që kishin destinacion Gjermaninë

Më të lexuarat

Policia e Shqipërisë ka ndaluar në portin e Durrësit 650 shtetas shqiptarë që kishin si destinacion Gjermaninë, shkruan sot Koha Ditore.
 
Dyndja e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi, me destinacion kryesisht Gjermaninë dhe alarmi i kësaj të fundit për rritje të kërkesave për azil ka detyruar autoritetet shqiptare të forcojnë masat në pikat e kalimeve doganore.
 
Së fundi, në Portin e Durrësit janë ndaluar rreth 650 persona, që pasi janë pyetur kanë treguar se destinacioni i tyre ka qenë kryesisht Gjermania.
 
Autoritetet portuale të Durrësit i kanë bllokuar gjatë kontrollit e më pas i kanë kthyer mbrapsht, pasi kanë vlerësuar se ata nuk përmbushnin kushtet e kalimit në bazë të regjimit Shengen.
 
Pasagjerët kanë prerë bileta me agjenci të ndryshme, e së bashku me autobusët e linjave përkatëse prisnin hyrjen në traget për të vijuar më tej udhëtimin.
 
Sipas policisë, ata kanë qenë kryesisht nga Roskoveci, zonat rreth Fierit, por nuk kanë munguar as banorë të Peqinit apo Elbasanit, përcjell Koha.net. Ndërkohë që masave të policisë shqiptare u kanë shpëtuar banorët e zonës së Kukësit që këta muajt e fundit mbajnë rekordin e largimit drejt Gjermanisë. Personat që largohen drejt Gjermanisë udhëtojnë kryesisht përmes linjave të autobusëve nga Prizreni, por edhe përmes Aeroportit të Prishtinës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit