Ndalohen 27 kg marihuan drejt Italisë

0
35

Ka dështuar tentativa e një cifti për të trafikuar drejt Italisë një sasi prej 27 kg marijuanë. Policia e Durrësit bën me dije se mbrëmjen e djeshme është sekuestruar sasia prej 27 kg e 568 gramë lëndë, ndarë në 45 pako, ndërsa në pranga kanë përfunduar shtetasit Agron Budini, 52 vjec dhe Kozeta Zace 33 vjec.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrolli të policisë kufitare në portin e Durrësit. Marijuana u gjet në pjesën e poshtme të automjetit Mercedes Benz me targa AA 875 DS (mjet i drejtuar nga shtetasi Agron Budini ku si pasagjere udhëtonte edhe shtetasja Kozeta Zace).

Nga verifikimet rezultoi se automjeti në fjalë do të udhëtonte në drejtim të Italisë. Krahas lëndës narkotike e cila do t’i nënshtrohet ekzaminimit laboratorik, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, një telefon së bashku me kartën SIM , shuma prej 820 Eurosh. Ndërkaq vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike; si porositësit ashtu edhe personat që kanë bërë sigurimin e saj./kohaislame/