6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndalimi i mishit hallall në Belgjikë shkakton reagim tek myslimanët dhe hebrenjtë

Më të lexuarat

Vënia në zbatim në fillim të vitit të ndalimit të prerjes hallall në rajonin Flaman të Belgjikës, ka shkaktuar reagimin e komunitetit mysliman dhe hebre.

Komunitetet myslimane dhe hebre, që përbëjnë afërsisht 6% të popullsisë belge, mbrojnë mendimin se vendimi për të therur kafshët pa i tronditur dhe pa i përgjumur ato, kufizon liritë e besimit të të dyja feve dhe nuk respekton komunitetet në fjalë.

Sipas prerjes që myslimanët e cilësojnë “hallall” dhe Hebrenjtë “kosher”, para se të theret kafsha duhet të jetë e shëndetshme dhe e vetëdijshme.

Por ndalimi i vënë në zbatim pengon përfitimin e mishit hallall dhe kosher.

Kurse pala që mbështet këtë vendim përbëhet përgjithësisht nga ekstremistët e djathtë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët pretendojnë se prerja e mishit me metodën hallall bën që kafsha të vuaj dhe shkel të drejtat e kafshëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit