9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ndalimi i hixhabit në Evropë – trajtimi juridik

Më të lexuarat

Shfaqja e simboleve fetare në vendin e punës, në mes të GJED dhe GJEDNJ
Sot, më 14.03.2017 – e Martë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë në rastin C-157/15 ka vendosur që pushimi nga puna i Samira Achbita e cila punonte si recepsioniste për G4S arsyetuar mbi bazën e ekzistimit të një rregullorje të brendshme të kompanisë G4S sipas së cilës ndalohet veshja e çfardo simboli politik, filozofik dhe religjioz; nuk konstituonte shkelje direkte të diskriminimit bazuar në religjionin apo besimin brenda kuptimit të direktivës (direktivë e Këshillit të BE-së 2000/78/CE e datës 27 Nëntorë 2000 me të cilën vendosen kufijtë e përgjithshëm për trajtim të barabartë në vendin e punës).
Megjithatë duhet cekur se një pikë më poshtë këtij paragrafi, GJED kishte pranuar që një ndalesë e tillë mund të konstituojë shkelje indirekte nëse vërtetohet që personi që pason një besim apo religjion të caktuar vendoset në disavantazh nga rregullat për dukje – veshje neutrale.
Vendimi vazhdon dhe tutje, me situata dhe përjashtime të tjera nga rregulli, mirëpo ne po ndalemi te 2 paragrafet e cekura me lartë.
Së pari, duhet të ndalemi dhe të sqarojmë disa informata të rëndësishme të cilat për lexuesin laik nga fusha e drejtësisë mund të duken të koklavitura. GJED (Gjykata Evropiane e Drejtësisë) është Gjykata më e lartë e BE-së që do të thotë se detyra e saj është të siguroj që e drejta e BE-së të interpretohet dhe të zbatohet në mënyrë uniforme në të gjitha shtete anëtare. Për të i rënë për së shkurti, njëra ndër mënyrat se si arrihet ky uniformim i së drejtës është ashtu që gjykatat e shteteve nacionale në rast dyshimi se si duhet të interpretohet ndonjë dispozitë që del nga e drejta Evropiane, referon çështje në GJED dhe pastaj kjo gjykatë lëshon një vendim preliminar (preliminary ruling) me të cilin interpretohet e drejta e Unionit dhe pas kësaj i kthehet çështja gjykatës nacionale e cila fillimisht kishte referuar rastin për interpretim në GJED, që të vendosë në lidhje me çështjen. Përveç vendimeve preliminare lëshon edhe vendime të tjera të cilat nuk e kanë fuqinë obligative sikur të parave, si rekomandime dhe mendime.
Duhet të dimë se GJED dallon nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore. Detyra kryesore e kësaj gjykate është interpretimi dhe zbatimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të sigurojë që shtetet firmëtare të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në Konventë. Pra, përderisa GJEDN jep vendime për të gjitha shtetet që e kanë ratifikuar Konventën dhe janë antare të Këshillit të Evropës, vendimet e GJED vlejnë vetëm për shtetet e BE-së dhe në të mund të referojnë raste vetëm gjykatat nga ato shtete.
BE-ja dhe GJED-ja nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, megjithatë GJED i referohet praktikës precedente të GJEDNJ sikur të ishte pjesë e sistemit ligjor të BE-së. Meqenëse Traktati i Lisbonës ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2009, BE-ja duhet të nënshkruaj Konventën (gjë që e ka bërë). Kjo e detyron GJED me praktikën gjyqësore të GJEDNJ. Që nga 30 Qershori 2005 Gjykata e Strasburgut (GJEDN) i ka dhënë vetës të drejtën për të kontrolluar acquis communautaire (të drejtën e BE) në pajtueshmëri me KEDNJ (Rasti Bosphorus Hava Yollan Turizm ve Ticaret Anonim Sirketi vs Ireland, Az 45036/98)
Tani që e kuptuam këtë; para disa viteve, përkatësisht në Janar të vitit 2013 GJEDNJ kishte lëshuar një vendim sipas së cilit thuhej se Mbretëria e Bashkuar kishte dështuar që të mbrojë lirinë e Nadia Ewedias, liri që ajo ka në lidhje me manifestimin e religjionit në vendin e punës kur ajo ishte pushuar nga vendi i saj i punës për shkak të bartjes së një kryqi gjatë orarit të punës. Për më shumë në vendim të saj GJEDNJ kishte shtuar: “[Kjo është kështu] për arsye se një shoqëri e shëndoshë demokratike duhet të tolerojë dhe pranojë pluralizmin dhe diversitetin; por gjithashtu për shkak të vlerës që një individ që e ka bërë religjionin shtyllë kryesore të jetës së tij/saj të mund të e komunikojë atë besim me të tjerët.” Të mos harrojmë se ky vendim është obligativ të zbatohet jo vetëm për shtetet antare të BE-së mbi bazat e lartëcekura, por edhe për shtetet antare të Këshillit të Evropës (si nënshkruese të KEDNJ). Madje me nenin 53 të Kushtetutës së Kosovës edhe Kosova i’a ka bërë obligim vetës që të gjitha të drejtat që qytetarëve i garanton me Kushtetutë të interpretohen në harmoni me vendimet e GJEDNJ, ku shprehimisht thuhet “Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”
Tani që mund të kemi një pasqyrë më të qartë në lidhje me faktin se a është apo jo e drejtë e njeriut e drejta që të bartë dhe shfaqë simbolet fetare në vendin e punës, për fund, le të lexojmë dhe analizojmë në vete mbi bazën e parimeve të cekura më lartë një vendim të GJEDNJ në lidhje me simbolet fetare në shkolla – e që në të drejtën konsiderohet se fëmijët janë edhe më të ndjeshëm ndaj ndikimeve qoftë fetare apo ideologjive e besimeve të ndryshme dhe GJEDNJ tradicionalisht është treguar më e rreptë karshi manifestimit të religjionit në to.
Lautsi dhe të tjerët kundër Italisë
18 Mars 2011 (Dhoma e Madhe e GJEDNj)
Fëmjët i aplikueses shkonin në një shkollë publike në të cilën të gjitha klasat kishin një kryq të varur në mur, gjë të cilën ajo konsideronte që binte ndesh me parimin e sekularizmit me të cilin ajo dëshironte që të i rriste fëmiët e saj. Gjatë një takimi me drejtorin e shkollës, bashkshorti i aplikues kishte shtruar pyetjen në lidhje me prezencën e simboleve fetare dhe kishte pyetur nëse ata mund të largohen. Pas një vendimi të drejtorit për të i mbajtur simbolet fetare në muret e klasave, aplikuesja kishte filluar procedurë administrative dhe ishte ankuar, pa sukses, për shkelje të parimit të sekularizmit. Ajo u ankua para Gjykatës që shfaqja e kryqit në shkollën publike e cila ndiqet nga fëmijët e saj ishte në kundërshtim me nenin 9 (Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 2 (E drejta për arsim) të Protokollit nr.1 të Konventës.
Në Dhomën e saj të Madhe, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut morri vendim që nuk kishte thyerje të nenit 2 të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe që asnjë çështje e veçantë nuk u ngrit në lidhje me nenin 9 të Konventës. Gjykata gjeti në veçanti që pyetja në lidhje me simbolet fetare në shkolla ishte, në parim, çështje e cila bie vlerësimin vetanak të Shtetit – veçanërisht pasi që nuk kishte koncenzus Evropian në lidhje me këtë pyetje – duke qenë se vendimet në atë fushë nuk kishin quar në një formë të indoktrinimit. Fakti që kryqet në klasat e shkollave publike në Itali ishin varur për shkak se (të krishterët) ishin shumicë fetare, shfaqja mbizotëruese në ambientet e shkollës nuk ishte në vetvete e mjaftueshme për të treguar për një proces të indoktrinimit. Për më shumë, prezenca e kryqeve nuk ishte e lidhur me mësim obligativ rreth Krishtërimit; dhe nuk kishte asgjë që sugjeronte që autoritetet ishin jo tolerante ndaj nxënësve që i besonin feve tjera, nxënësve që nuk besonin ose nxënësve të cilët mbanin bindje filozofike jo-fetare. Për fund, aplikuesja e ka të drejtën që si prind të i edukojë dhe këshillojë fëmijët e saj në një rrugë që është në linjë me bindjet e saj filozofike.
Lirim Përçuku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit