12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ndalesa e Trumpit për myslimanët, regjisori iranian nuk mund të marrë pjesë në ‘Oscars’

Më të lexuarat

Një regjisor filmi, i cili është nominuar për Oscar, nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në ceremoninë e muajit shkurt, për shkak të ndalesës që e ka bërë Donald Trump për hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Filmbërësi iranian, Asghar Farhadi, që e ka realizuar filmin “The Salesman”, është nominuar në kategorinë për ‘Filmin e huaj më të mirë’ në Academy Awards – çmim të cilin e kishte fituar në vitin 2012.
Regjisori iranian, Asghar Farhadi, duke pozuar me Oscarin e fituar në vitin 2012
Themeluesi dhe kreu aktual i Këshillit kombëtar iraniano-amerikan, Trita Parsi, ka konfirmuar se regjisori nuk do të jetë në SHBA për evenimentin më të madh të filmit, për shkak të ndalesës së lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
“E konfirmuar: Asghar Farhadi nga Irani nuk do të lejohet të hyjë në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e Oscar. Ai është i nominuar për filmin e huaj më të mirë”, ka shkruar Parsi në Twitter.

Presidenti i ri amerikan të premten ka lëshuar një vendim të ri duke ua pamundësuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve të Iranit, Irakut, Sirisë, Jemenit, Sudanit, Libisë dhe Somalisë për 90 ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit