Natyra nxit kreativitetin

0
53

Hulumtimi i kohës së fundit ka treguar që natyra në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në sistemin kognitiv. Prandaj, herë pas here fikni telefonat, lërini kompjuterët dhe dilni në natyrë për t’u relaksuar dhe pushuar.

Sa më shumë kohë kaloni në natyrë, do ta keni më të lartë nivelin e kreativitetit, zbulojnë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Kansas.
Prof. Atchley së bashku me ekipin e ekspertëve ka kryer hulumtimin në të cilin dy grupe nga 60 pjesëmarrës kanë plotësuar testin e kreativitetit.Një grup e ka plotësuar më parë, ndërsa tjetri pas shkuarjes në ngjitje malore, e cila ka zgjatur katër ditë. Grupi tjetër i pjesëmarrësve testin e kreativitetit e ka zgjedhur 50 për qind më mirë se i pari, çka na tregon që natyra në të vërtetë nxit kreativitetin. Prof. Atchley ka shtuar se si “natyra relakson, ndërsa është dëshmuar që vetëm në një gjendje të relaksuar kreativiteti mund të ndikojë”.

Natyra është vendi ku mendja jonë mund të relaksohet dhe të pushojë, dhe pastaj lirohen ide dhe mendime të ndryshme. Në botën moderne jemi të rrethuar me burime të ndryshme të stresit, të cilat ndikojnë në funksionet kognitive, siç janë kreativiteti dhe disponimi i mirë.
Hulumtimi i kohës së fundit ka treguar që natyra në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në sistemin kognitiv. Është dëshmuar që studentët, të cilët kalojnë më shumë kohë në natyrë, kanë disponim më të mirë dhe japin rezultate më të mira në testet e memories. /Telegrafi/kohaislame