12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

NATO: Nuk mund të ketë krahasim mes Kosovës dhe Krimesë

Më të lexuarat

Zyrtari i lartë i NATO-s, i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë, Robert Pszczel‏, ka thënë se qëndrimi i NATO-s lidhur me çështjen e Kosovës dhe Krimesë është i qartë dhe nuk ndryshon.

Pszczel ‏duke folur për gazetën serbe “Blic”, vlerësoi se “krahasime të tilla janë krejtësisht të gabuara”.

“Nuk ka asnjë ngjashmëri. Bëhet fjalë për situata krejtësisht të ndryshme. Çështja e Kosovës ka qenë në agjendat ndërkombëtare me vite të tëra, sepse të gjithë e dimë se pse NATO-ja ka vepruar, dhe është e rëndësishme të dihet se për ngjarjet atje kanë reaguar shumë organizata ndërkombëtare, duke filluar me OKB-ja, dhe se janë nxjerr rezoluta dhe janë marrë gjykime nga Tribunali Ndërkombëtar”, tha Pszczel‏.

Ai tha se rasti i Kosovës absolutisht nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë.

“Deri në vitin 2014 kjo pjesë e Ukrainës, e cila për ne ende është e Ukrainës, sepse nuk e njohim aneksimin, nuk kishte asnjë shenjë se Krime ishte në ndonjë agjendë, nuk kishte ndonjë ankesë ndaj trajtimit të ndonjë grup etnik në Krime. Më e dhimbshmja e kësaj  është se në Krime ka pasur paqe deri atëherë. Pra, faktikisht është ia pasaktë krahasimi mes Krimesë dhe Kosovës”, tha Pszczel‏.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit