7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

NATO MBLIDHET NESËR NË BRUKSEL PËR TURQINË

Më të lexuarat

Turqia ka thirrur në mbledhje të jashtëzakonshme NATO-n pas verifikimit se avioni luftarak turk është qëlluar ndërsa fluturonte mbi ujërat ndërkombëtare.

Kërkesa e Turqisë për takim u realizua në kuadër të pikës 4 të traktatit themelues të Aleancës së Atlantikut të Veriut firmosur në Uashington.

Sipas pikës 4 vendet anëtare, të cilave u kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria, kanë të drejtë të fillojnë procesin e konsultimit brenda Aleancës.

Mbledhja do të mbahet nesër në Bruksel dhe Turqia do të sqarojë tezën e saj në lidhje me ngjarjen.

Pas mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të shprehë reagimin e përbashkët të vendeve anëtare të Aleancës./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit