9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Naser Selami prap provokon myslimanët: Xha Branko i mirë sepse është i Krishterë

Më të lexuarat

Kryetar i SHGM-së (shoqata e gazetarëve në Maqedoni) Naser Selmani ka provokuar prap myslimanët duke komentuar çështjen e kryetarit të ri të Republikës së Maqedonisë, sipas Selmanit kryetar i ri duhet të jet Branko Manojllovski sepse sipas tij është i Krishterë, ndryshe Naser Selmani nuk është hera e parë që shfaqë provokimin ndaj besimtarëve Mysliman, ja postimi i tij i plotë:

Përflitet se kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë do të jetë një shqiptar. Kandidat më të mirë për këtë funksion se sa deputeti i Rekës së Gostivarit, Branko Manojllovski, shqiptarët nuk kanë.
Manojllovski, një shqiptar i krishterë për momentin është figura më integruese mes maqedonevë të krishterë dhe shqiptarëve mysliman. Ai është ilaçi më i mirë kundër politikës nacionaliste pansllaviste të Gruevskit.
Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë mysliman dhe me këtë gjest do ta lajmë borxhin ndaj vëllëzërve tanë të krishterë. Pakujdesia e jonë bëri që ata të tëhuajsohen!
Nga fjala në vepër do të përdëftojmë para botës së qytetëruar se edhe mes shqiptarëve të këtyre anëve frymon mirëkuptimi ndërfetar.
Manojllovskin e dua kryetar të Kuvendit edhe për cilësitë e tij si njeri, si qytetar. I mençur, i urtë, i zgjuar dhe i çiltër.
Demokrat me bindje, i kalitur në vendin më demokratik në botë. Kapitalist i dëshmuar, i cili me punën e ndershme ka ndërtuar jetën e familjes së tij.
Si dhuratë nga Perendia! Xha Branko kryetar!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit