6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

‘NasDaily’ me video për “Besën” e shqiptarëve: Si jepet dhe si duhet mbajtur fjala e dhënë!

Më të lexuarat

Nuseir Yassin, i cili menaxhon faqen e njohur të Facebook-ut “NasDaily”, prej kohësh viziton vende të ndryshme të botës, nga të cilat pasqyron gjera interesante përmes një videoje një miutëshe.

Sëfundi ai ka vizituar Shqipërinë, dhe në videon që ka publikuar në sajtin e tij flitet për “Besën”, e cila historikisht është testamenti, morali i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Shqiptaret u lidhen fort në fjalën e dhënë, lidhja për fjale përbënte autoritetin e lartë të popullit. Besa është fjalë që nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës dhe që nuk mund të përkthehet. “Në Shqipëri, nëse jep fjalën “B” … atëherë duhet ta mbash fjalën tënde!Pra, cila është fjala “B”?”, bën pyetje Yssain, i cili më pastaj e shpjegon në video.

Pjesë e videos shihet të jetë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili besën e shqiptarit e ndërlidhë me një shembull mjaft të mirë, duke thënë se “asnjë çifut nuk iu dorëzua nazistëve, sepse ne jemi kombi i Nënë Terezës”.

Kjo nuk është video-ja e parë e tij që flet për kulturën shqiptare, pasi më herët, ai ka publikuar edhe video të tjera për mikpritjen e shqiptare, përdorimin e madh të kafesë e gjëra të tjera.

https://www.facebook.com/nasdaily/videos/2006496849640852/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit