12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

NASA ndërton aeroplanin “pa zhurmë”, ai mund të fluturojë nga Londra në Nju Jork për vetëm tri orë

Më të lexuarat

NASA ka porositur një aeroplan me anë të të cilit pretendohet se nga Londra në Nju Jork do të mund të shkohet për vetëm tri orë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Lockheed Martin të cilës i është dhënë një kontratë prej 247.5 milionë dollarë për të ndërtuar një X-plane supersonik që mund të revoluciononte udhëtimin ajror.

Siç thuhet më tej, shpresohet se ndarja e firmës Skunk Works do të testojë një prototip në vitin 2021.

Demonstratori i fluturimit të avionit të ulët po zhvillohet si pjesë e nismës së Teknologjisë së Qetë Supersonike të Nasa (QueSST) dhe mund të revolucionojë udhëtimin e udhëtarëve.

“Është shumë emocionuese të kthehemi në hartimin dhe fluturimin e aeroplanëve në këtë shkallë”, ka thënë Jaiwon Shin, administrator i asociuar i NASA-s për aeronautikë.

“Tradita jonë e gjatë e zgjidhjes së pengesave teknike të fluturimit supersonik për të përfituar të gjithë vazhdon”.

Aktualisht, fluturimi supersonik është i ndaluar mbi tokë në SHBA dhe Evropë për shkak të zhurmës që prodhon.

Por NASA më parë pretendoi se aeroplani i tij i ri do të shmangte këtë ndalesë duke qenë jashtëzakonisht i qetë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit