8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Namazi i parë i xhumasë në Shqipëri në vitin 1990

Më të lexuarat

Komunizmi ka bërë shumë dëmë në trojet shqiptare. Një faktor të rëndësishëm të jetës që e kishte shkatërruar ishte e drejta e besimit, duke mbyllur xhamitë dhe duke i shkatërruar ato. Një historia e vitit 1990 kur ishin shkëndijat e para të rrëzimit të atij regjimi barbar, kujtohet vepra heroike e Hafiz Sabri Koçit, e cila këto ditë pritet të bëhet një ditë përkujtimore në 25 vjetorin e kësaj vepre madhështore.

Më 16 nëntor 1990 u shfaq një hero i gjallë, i cili ishte i gatshëm të bëhej kurban, më qëllimin e vetëm që besimi në Zotin e Madhërishëm të rikthehej në jetë. E ky ishte plaku i urtë dhe i mençur Hafiz Sabri Koçi, i cili së bashku me bashkëpunëtorë të ngushtë të tij dhe besimtarë të përbetuar, pasi përgatitën terrenin dhe iu mbështetën Zotit të Lartësuar, iu drejtuan Xhamisë së Plumbit në Shkodër, pikërisht më 16 nëntor 1990 – ditë e xhuma – për të falur së bashku xhumanë e parë, e cila do të mbetet e paharruar dhe do të gdhendet në historinë e rrugëtimit të besimit islam në trojet shqiptare. Hapja e Xhamisë së Plumbit ishte shkëndija e parë që dha sinjalin fatlum, se Islami, jo vetëm që nuk ishte harruar, por vazhdonte të ishte i gjallë e i freskët në zemrat e shqiptarëve./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit