Naim Abazi: Në Kuran nuk shkruan që hoxha s’bon me festu ditëlindjen me muzikë

0
195

Këngëtari Naim Abazi ka folur për festën e shumë përfolur për ditëlindje që e pati hoxha i njohur nga Shkupi, Sylejman Rexhepi apo siç njihet ‘reisul ulema’ .

Abazi ka thënë se në Kuran e askund tjetër nuk shkruan se hoxha nuk duhet të festojë ditëlindjen.

Madje, pse të mos ketë edhe muzikë në atë festë – thotë këngëtari nga Kosova.

“Do doja t’ju pyes juve. A s’duhet hoxha me festu ditëlindjen a? A s’duhet me këndu a? Ku shkruan ajo, se në kuran jo. E kush ka nxjerr libra të tjera, këtu i dal në mbrojtje hoxhës. Unë atë hoxhë e kam takuar atë ditë për herë të parë. Ai i ka ndihmu me ec e me u ngrit nga karrigia një djali nga Prishtina, Dritonit. Edhe ne kemi mbledh para për atë djalosh. 100 euro i kam dhënë unë. Pastaj më kanë treguar se hoxha Rexhepi ka ndihmuar shërimin e atij djali dhe se ai e ka ditëlindjen, dhe se e ka rinovuar një restorant, dhe na kanë ftuar mua e Mihrijen me i këndu disa këngë aty. Madje, kanë thënë do t’ju paguajmë. Por unë u kam thënë që jo, kur e di të mirat që i ka bërë ai hoxhë me Dritonin. Unë dhe Mihrija kemi shkuar i kemi këndu për ditëlindjen, por para s’kemi marrë”, ka thënë Naim Abazi.

I njohur si “reisul ulema”, Sylejman Rexhepi, ka festuar ditëlindjen e tij, nën tingujt e muzikës së Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, dhe në shoqërimin e shumë personave të tjerë.

Përveç këngës dhe valles, mishit dhe pijeve, të pranishmit që ishin mbledhur për ta ‘nderuar’ kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sylejman Rexhepi, me rastin e ditëlindjen së tij, kishin shtënë edhe me armë.

Ishte edhe djali i Rexhepit, i cili kishte përdorur armën në festës e ditëlindjes së babait të tij.

Në momentin kur këngëtari, Naim Abazi, së bashku me gruan e tij, po ashtu këngëtare, Mihrije Braha, dalin në skenë, ata fillojnë që ta “lavdërojnë”, Rexhepin.

Naim Abazi thotë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

Xhiruesi i kësaj videoje, thotë se me Sylejman Rexhepin, para një muaji, kishin qenë së bashku në një klub nate në Prishtinë.

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.