13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nacistët turq, serbë e grekë dhe islamofobët shqiptarë, janë të njejtë

Më të lexuarat

NGA SABRI MAXHUNI (NOVOSELLA)

Erdhi një nacist turk dhe e shau Skënderbeun ndërsa e lavdëroj Memet Akifin! Cilin e fyejti, Skenderbeun apo Memet Akifin?!

Nacistët serbë, Adem Demaçin e kanë quajtur tradhëtar sepse e tradhëtojë Jugosllavinë, kurse e kanë lavdëruar Rrahman Morinën si shqiptar i ndershëm, jugosllav i vërtet.

Mos vallë e ka fyer Adem Demaçin duke e dënuar si armik të Jugosllavis dhe duke e mbajtur 28 vite në burgjet jugosllave.

Po pse e shau Skënderbeun nacisti turk? Se pse i paska tradhtuar turqit dhe nuk paska dashur të bëhej turk, ndërsa e lavdëronte Memet Akifin pasi qenka shndërruar në turk dhe ju paska shërbyer turqve.

Si sharjet ndaj Skënderbeut, ashtu edhe lavdatat ndaj Memet Akifit, vërtetojnë përcaktimin nacist të një nacisti turk.

Skënderbeu nuk i tradhëtojë turqit, pasi që Perandoria Osmane nuk ishte shteti turk. Skënderbeu nuk deshi të qëndroj në kuadrin e një Perandorie, siç ishte Perandoria Osmane, por luftoj për ta krijuar shtetin e vetë shqiptar.

As Adem Demaçi nuk e tradhtojë Jugosllavinë, por luftojë që ta çlirojë dhe bashkojë popullin shqiptar.

Lavdatat e nacistit turk që ia bëri Memet Akifit, a e nderojnë Memet Akifin ?! Kurrsesi!

Memet Akifi ka qenë dhe është i ndjekur nga nacistët turq tërë jetën, bile edhe sot akoma ndiqet. Memet Akifi ka shkruar poezi dhe poezitë e tijë gjithmonë kanë qenë në frymën kombëtare shqiptare. Një pjesë e vargjeve të këtij poeti të madhë janë të ndaluara dhe askund nuk i gjenë në libraritë e shtetit me emrin Turqi, siç janë vargjet e mirënjohura të shkruara nga ai:

Ben arnavudogllu arnavud.
Benim vatanën Kosova janijar
(Unë shqiptar e bir shqiptari
Atdheu im Kosova, po digjet)

Në konkursin për himnin e shtetit turk, u paraqitën me dhjetra himne. Në mesin e tyre ishte edhe teksti i Memet Akifit.

Kemal Ataturku, edhepse e urrente Memet Akifin, e pranoi, pasi që ishte shumë i fuqishëm, me një dashuri të zjarrtë për atdheun.

Më vonë, ky himn u kritikua dhe viteve të fundit u paraqit edhe në gjyq, për t’u ndaluar dhe për tu ndërruar !

Ky himn, që nga rreshti i parë e deri në të fundit, askund nuk e përmend popullin turk apo emrin Turqi, por vetëm fjalët “Benim vatanem (Atdheu im).

Kërkesa e nacistëve turq ka qenë që të ndrrohet ky himn pasiqë Memet Akifi nuk i këndon popullit turk dhe shtetit turk, por Atdheut të Memet Akifit dhe popullit të Memet Akifit, pra shtetit shqiptar dhe popullit shqiptar.

Gjykata nuk e pranoi ankesën, me të vetmën arsye pasi që është aprovuar nga Kemal Ataturku.

Në ankesën që iu bë Gjykatës u tha, se Ataturku kur e ka aprovuar ka qenë sarhosh (i dehur). Nacisti turk që erdhi në Lezhë dhe e lavdërojë Skënderbeun (sharjet e armikut, janë lavdata për heroin) dhe e fyu një birë besnik të popullit shqiptar, siç ishte Memet Akifi, janë për tu gjykuar!

Çka ka të përbashkët në mes nacistëve turq, grekë dhe islamofobëve shqiptarë?!

Nacistët turq, Perandorinë Osmane e quajnë Turqi, ndërsa popujt me fe islame që ishin në përbërjen e kësaj Perandorie, i quajnë turq, e në mesin e këtyre popujve ishin edhe shqiptarët e besimit islam.

Nacistët serbë, Perandorinë Osmane e quajnë Turqi, gjithashtu edhe popujt e besimit islam që ishin në kuadrin e asaj Perandorie i quanin turq. Të njejtin qëndrim e kanë edhe islamofobët shqiptarë (të cilët nuk çajnë kokën për popujt e besimit islam, por i shajnë dhe i fyejnë shqiptarët e besimit islam) Perandorinë Osmane e quajnë Turqi, ndërsa popujt e besimit islam që ishin në kuadër të asaj Perandorie (edhe shqiptarët e besimit islam) i quajnë turq.

Por, qëllimet e këtyre nacistëve dhe islamofobëve, janë të ndryshme. Nacistët turq, duke e quajtur Perandorinë Osmane Turqi dhe popujt e besimit islam në kuadër të asaj Perandorie turq, synojnë që prapë ta ringjallin atë Perandori, por tani si Perandori “Turke”!

Nacistët sërbo-sllav e grekë, duke e quajtur Perandrorin Osmane Turqi dhe popujt që gjindeshin në kuadrin e asaj Perandorie turq, (pra, edhe shqiptarët mulsiman), kanë synuar dhe synojnë që territoret e popujve që gjindeshin në kuadrin e Perandorisë Osmane (ato synime i kanë edhe për territoret që gjinden në kuadrin e shtetit të sotëm, me emrin Turqi) t’i “çlirojnë” dhe “turqit” ti zhdukin, respektivisht t’i derportojnë për në Mongoli a gjetiu, prej nga kanë ardhur turqit ! Këtë në një formë apo tjetër e pohojë edhe ish kryeministri i Serbisë, Daçiç kur tha se: Ne e kemi çliruar edhe Shqipërinë. Ngjajshëm me te deklarohen edhe grekët që thonë se shqiptarët janë mbetje e turqve, që duhet zhdukur (Agimi i artë).

Islamofobët shqiptar, pasi nacistët sllavo grek Perandorinë Osmane e quajnë Turqi dhe popujt e besimit islam që e përbënin atë Perandori i quajnë turq, të pavetëdijshëm, janë plotësisht në shërbim të nacistëve turq, sllavë e grekë!!!

Çka po u dashka të bëjnë shqiptarët e besimit islam, sipas islamofobëve shqiptarë?!

Po u dashka të luftojnë kundër “turqve” siç luftuan deri sa e sollën ushtrinë serbe në Durrës apo ushtrinë greke në Vlorë, ndërsa Shkodrën ua dorëzuan malazezëve.

Islamofobëve shqiptarë po iu prijnë personalitete, siç janë Kadare, Drançolli, e të tjerë.

Për nacistët sllavo-grekë dhe rrezikun prej tyre, islamofobët shqiptarë nuk brengosën fare dhe i përmendin vetëm kalimthi, duke u përpjekur që të “argumentojnë” se rrezikun shqiptarët e paskan nga “turqit” e “arabët”, mu ashtu siç ju duhet nacistëve turq, sllavëe grekë!

Falënderojmë Zotin që e kemi Euro-Amerikën, që janë të rrezikuara vazhdimisht nga pansllavizmi sllavo-rus, se përndryshe islamofobët shqiptarë, së bashku me nacistët serbo-grekë do na zhduknin nga Ballkani.

Nacistët turq, janë si qentë e ngordhur, nuk kanë kurrfarë fuçie, se përndryshe do na bënin më zi seç ua kanë bërë shqiptarëve në kuadrin e shtetit me emrin Turqi, duke i bërë për 60-70 vite i që të mos dijnë as të flasin shqip, kurse për 520 vjet në kuadrin e Perandorisë Osmane, gjuha shqipe flitej nga Beogradi me 70% shqiptarë e deri në Manastir me 90% shqiptarë, bile edhe në të gjithë Greqinë e sotme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit