12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Nacionalisti norvegjez që vrau motrën e tij dhe tentoi të sulmonte një xhami dënohet me burgim maksimal

Më të lexuarat

Një nacionalist i cili vrau motrën e tij dhe më pas sulmoi një xhami të Oslos, është dënuar me 21 vite burg, dënimi më i gjatë i mundshëm sipas ligjeve norvegjeze.

Philip Manshaus, i cili u deklarua i pafajshëm në gjykatë, “ka dëshmuar se është një person jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha prokurori Johan Oeverberg ndërsa kërkoi dënimin.

Vitin e kaluar, Manshaus vrau motrën e tij 17 vjeçare Johanne Zhangjia Ihle-Hansen duke e qëlluar atë katër herë me një pushkë gjuetie në shtëpinë e tyre në periferinë e Oslos në Baerum.

22-vjeçari më pas hipi në një xhami aty pranë, ku tre burra po përgatiteshin për festimet e Bajramit. Manshaus gjuajti katër herë në derën e xhamisë para se të reagonte një nga burrat e pranishëm.

Në gjykatë, Manshaus rrëfeu veprimet, por i quajti ato “drejtësi emergjente”. Ai shtoi se është penduar që nuk ka shkaktuar më shumë dëme. Gjykatësja, Annika Lindstroem, nga Gjykata e Qarkut në Oslo, tha se Manshaus kishte në plan të vriste sa më shumë njerëz dhe të vinte në zjarr xhaminë.

Ajo tha se ai besonte se “Evropa është nën sulm nga njerëz me origjinë etnike përveç tij” dhe se “raca e bardhë është në prag të zhdukjes”.

Kryetari i trupit gjykues tha se Manshaus ishte frymëzuar nga të shtënat në mars 2019 në Zelandën e Re, ku një sulmues shënjestroi dy xhami, duke vrarë 51 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit