6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Myftiu Tërnava: Shumë shpejt do t’u kthehemi xhamive tona

Më të lexuarat

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava iu drejtua besimtarëve myslimanë me mesazhin e xhumasë.

Duke qenë se numri i të prekurve me COVID-19 dita-ditës po zvogëlohet, myftiu Tërnava tha se do shihet mundësia e hapjes së xhamive për faljen e namazit të xhumasë dhe namazeve ditore.

“Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe do të shohim mundësinë e parë të faljes së namazeve në xhamitë tona, sigurisht që edhe unë edhe ju të gjithë jemi të etur të kthehemi në shtëpitë e Zotit, se Zoti ne Kuran na ka thënë: “Xhamitë janë të Zotit dhe në to nuk meriton të adhurohet askush përveç Zotit”. Inshallah shumë shpejt me emrin e Zotit do të largohet virusi dhe do të kthehemi xhamive tona – tha myftiu Tërnava.

Ai tutje falënderoi të gjithë besimtarët për durimin dhe mirëkuptimin karshi masave të dhimbshme por të obligueshme që janë marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Krahas kësaj paraqitje myftiu Tërnava trajtoi edhe një temë të një rëndësie të veçantë, ku foli për rolin e njeriut dhe nevojën e tij për njohjen dhe adhurimin e Zotit NJË.

Myftiu tha se duhet të meditojmë çdo ditë rreth vetës sonë, krijimit të gjithësisë nga Allahu xh.sh., në mënyrë që ta kuptojmë rolin tonë në këtë botë, pra adhurimin e Zotit.

“ A thua kush jam unë, pse kam ardhur në këtë gjithësi, cili është roli im, çfarë do të bëhet me mua, kush më krijoi, të gjitha këto përgjigje do ti gjejmë në Kuran dhe në hadithe, në atë që ka thënë Zoti dhe Muhamedi a.s. në hadithe”, tha ndër tjerash myftiu Tërnava.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit