1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Myftiu palestinez thirrje shteteve arabe dhe islame për Kudsin

Më të lexuarat

Myftiu i Kudsit dhe Palestinës, Shejh Muhamed Husein, u bëri thirrje shteteve arabe dhe islame të ndërpresin marrëdhëniet me shtetet që kanë njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit

 

TANGIER (AA) – Myftiu i Kudsit dhe Palestinës, Shejh Muhamed Husein, u bëri thirrje shteteve arabe dhe islame të ndërpresin marrëdhëniet me shtetet që kanë njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shtetet arabe dhe islame ishin kërcënuar se do të ndërprisnin marrëdhëniet me shtetet që njohin Kudsin si kryeqytet të Izraelit. Ka ardhur koha që Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe shtetet e tjera mbështetëse të zbatojnë një vendim të tillë”, tha Husein në një program në Tangier të Marokut.

Husein theksoi se zbatimi i këtij vendimi do ta kthente situatën në rajon në favor të popullit palestinez.

“Sot duhet të përpiqemi më shumë se çdo herë kundër të gjitha tentativave për ta zhdukur Palestinën. Çështja e Palestinës do të vazhdojë të mbetet çështja më e rëndësishme e botës arabe dhe islame”, shtoi myftiu palestinez.

Ndryshe, SHBA-të më 14 maj zhvendosën ambasadën nga Tel Avivi në Kuds, pasi presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor të vitit të kaluar kishte shpallur vendimin për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën.

Pas SHBA-ve, ambasadat në Kuds i zhvendosën edhe Guatemala dhe Paraguaji.

Mbi 60 palestinezë ranë dëshmorë dhe mijëra të tjerë u plagosën në ditën e hapjes së ambasadës si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve të tubuar kundër zhvendosjes së ambasadës dhe për të përkujtuar “Nakba”-n.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit