12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Muxhahidinët iranianë, me qytetin dhe historinë e tyre në Manzë të Durrësit

Më të lexuarat

30 km larg Tiranës, në Manzë të Durrësit, u inagurua miniqyteti unik, ai i muxhahidinëve iranianë, njohur ndryshe si Rezistenca Iraniane ndaj regjimit aktual të Teheranit, të cilët vitet e fundit janë stacionuar në Shqipëri me ndërhyrje amerikane.

Ndaj dhe në inagurim kanë qenë të pranishëm me dhjetra ish-zyrtarë të lartë amerikanë e europianë, ku veccohen ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, Sekretari Tom Ridge, Gjeneraliët George Casey dhe James Conëay, ish-Ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes e Francës, Michelle Alliot Marie, si dhe Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale në Kolumbi, e cila ka qenë e mbajtur peng.

Nga Republika Islamike e Iranit, muxhahedinët konsiderohen grup terrorist dhe prej dekadash janë në konflikt të hapur. Ndaj dhe qyteti i këtyre të fundit ka hapur dhe një muze për të gjithë veprimtarinë ndër dekada.

Qyteti quhen Ashraf 3 dhe Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit , tha se aty, në muze, është e gjithë lufta e popullit iranian për liri.

“Sot në Ashraf 3, jemi mbledhur në një Ekspozitë ku shfaqen 120 vite të luftës së popullit iranian për liri. Një luftë me ulje e ngritje të panumërta, me shumë disfata e triumfe, së cilës i kanë dhënë jetë lotët dhe buzëqeshjet e një kombi të lidhur me zinxhirë e të shtypur nga dy diktatura, monarkia e mëparshme dhe pas saj një regjim fetar e tiranik. Por ne jemi duke çarë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë”, tha znj.Rajavi. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit