15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mustafi shpërthen kundër mediave

Më të lexuarat

Shkodran Mustafi ka shpërthyer kundër mediave, të cilat e lidhnin me një largim të mundshëm nga Arsenali.

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka qenë i acaruar kur është pyetur për një largim të mundshëm nga Emirates.

Mustafi thotë se gazetat shpikin gjëra vetëm që të mbushin faqet, pasi nuk dinë asgjë se çfarë ndodh në zhveshtore.

“Largimi nga Arsenal? Kjo është puna e juaj. Ju po më pyetni për këtë, sepse kjo është puna e juaj nga jashtë, të flisni kinse dini gjithçka”, tha fillimisht Mustafi për mediat angleze.

“Ajo çfarë ndodh në zhveshtore është e vërteta. Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin për gjëra të cilat nuk i dinë. Ka shumë gazeta që duhet të shkruajnë diçka, sepse është e mërzitshme të jenë faqet bosh”, vazhdoi ai.

“Unë jam duke qëndruar para jush me fanellën e Arsenalit”, tha krejt në fund Mustafi.

Mustafi thuhej se gjatë verës së kaluar ishte pranë largimit nga Arsenal dhe kalimit në Itali të skuadra e Interit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit