6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mustafa: Të rinjtë po ikin nga Kosova, sepse jemi shteti me pabarazinë më të madhe në Evropë (Video)

Më të lexuarat

Eksperti i çështjeve sociale, Artan Mustafa, ka theksuar rezultatet e dala nga “Analiza e Pulsit Publik” të realizuara nga UNDP dhe USAID, ku rreth 60 për qind e të rinjve të Kosovës e shqyrtojnë mundësinë që të largohen nga Kosova në tri vitet e ardhshme, janë reale dhe të prekshme.

Mustafa, në një intervistë ka thënë se shumica e të rinjve duan të shkojnë në vendet perëndore për të gjetur një vend pune dhe për mundësi më të mirë për jetë.

“Këto të gjetura tregojnë për dështimin strukturor të institucioneve të Kosovës në krijimin e barazisë sociale. Ne në këto 20 vite të pasluftës jemi shteti me pabarazinë sociale më të madhe në Evropë”, ka shtuar Mustafa.

Ai më tutje ka thënë se mungesa e të drejtave të qëndrueshme për punë dhe fusha të ndryshme sociale, është faktor që po ndikon, që të rinjtë ta mendojnë largimin nga vendi.

“Emigracioni i mundshëm nga Kosova, më shumë është një problem politik sesa real. E tërë popullsia e Kosovës është sa një lagje e Stambollit, Parisit ose Londrës. Përndryshe, mendoj se shtetet heshturazi e duan migracionin e njerëzve nga Evropës Juglindore, respektivisht prej hapësirave me popullatë shqiptare, sepse është forcë e re punëtore, ku me punën e tyre i mbulojnë nevojat për forcë punëtore në vendet ku do të emigrojnë. Ka interes brenda këtyre shteteve për emigracion”, ka shtuar Mustafa.

Ndryshe, pothuajse 60 për qind e të anketuarve raportuan se ka gjasa që të konsiderojnë largimin nga Kosova në tre vitet e ardhshme dhe gjithsej 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Kosova nuk po ecën as në drejtimin e duhur e as në atë të gabuar.

Kështu thuhet në raportin “Analiza e Pulsit Publik – Sfidat dhe Këndvështrimet e Rinisë në Kosovë”, prezantuar nga UNDP dhe USAID në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit