12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Mustafa përgëzon mediat për raportimin ndaj rastit të 11 vjeçarit në Fushë Kosovë – e krahason me fëmijët e politikanëve në Kosovë

Më të lexuarat

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vrasjes së 11 vjeçarit të komunitetit rom në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa përgëzoi mediat për raportim profesional rreth rastit në fjalë duke u shprehur se po të mos ishin mediat rasti nuk do të zbardhej fare.

“Unë i përgëzoj mediat për qasjen e tyre profesionale në trajtimin e këtij rasti, për përpjekjet e tyre për ta zbardhur vdekjen e këtij fëmiu, sepse po të mos ishin mediat, sa për të tjerët, për ti ikur përgjegjësisë ishte konstatuar, vetëm, se një fëmi u gjet i vdekur te do shkallë në rrethana të panjohura. Dhe pikë”, ka përfunduar Mustafa.

Tutje ai fajsoi organet e drejtësisë për neglizhencë ndaj rastit në fjalë.

“Nuk mund të arsyetohet neglizhenca e policisë, e prokurorisë dhe e zyrtarëve të tjerë që nuk kanë ndërmarrë masa për ta mbrojtur një qytetar të pambrojtur të këtij vendi. Edhe ata janë përgjegjës. Duhet të na vret ndërgjegja. Shteti dhe shoqëria që lejon dhe sillet në mënyrë indiferente ndaj përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve të vet nuk i ka punët mirë”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se rasti është heshtur nga insitiucionet vetëm pse fëmija ishte i komunitetit rom, përndryshe sipas tij, nëse ai do ishte fëmijë i një qeveritari a një parlamentari, rasti do të trajtohej ndryshe.

“Çdo temë duket se është më e rëndësishme sesa përdhunimi dhe vrasja makabre e një fëmiu të pafajshëm nga një kriminel i njohur për organet e rendit. Se vuajtja e një nëne.
Nuk mundem e mos ta shtroj pyetjen sesi do të silleshim ne të gjithë po të ishte ai fëmi i një qeveritari, i një parlamentari, i një polici, i një prokurori?! Po të ishte fëmi shqiptar? E lere, po te ishte serb, që do të kumbonin këmbanat e të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Është një fëmi rom. Ashtu siç ishte një rome e shkretë që u rrah mizorisht në publik në Lipjan dhe në Ferizaj”, ka shkruar Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit