11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mustafa Batu nga Turqia, fitues i turneut tradicional të mundjes në Studeniçan

Më të lexuarat

“Në Studeniçan kjo traditë shekullore 500 vjeçare dhe ne si organizatë morëm si përgjegjësi që të jetojë në vitet e mëvonshme”, u shpreh Jashari, duke shtuar se numri i pjesëmarrësve në turne dhe numri i vizitorëve nga viti në vit është duke u rritur

SHKUP (AA) – Me pjesëmarrjen e rreth njëqind mundësve nga vende të ndryshme, duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë, Bullgarinë dhe Greqinë, sot në Studeniçan të Shkupit u mbajtë turneu tradicional i mundjes nën moton “Tradita vazhdon”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky turne tradicional, i cili u ndoq nga mijëra dashamirës të këtij sporti, organizohet nga Shoqata AKSI-Studeniçan, me mbështetje të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.

Pas luftimeve të zhvilluara në pesë kategori të ndryshme, në një luftim të gjatë në luftën finale, Mustafa Batu nga qyteti turk Antalya arriti të mund Muhamed Veselin nga Studeniçani dhe fitoi titullin pelivani më mirë (Başpehlivan) i turneut të sivjetshëm. Veseli fitoi vendirn e dytë, ndërsa vendin e tretë e fitoi Süleyman Başar, poashtu nga Antalya.

Në pjesën festive të këtij turneu u adresuan organizatorët e këtij spektakli sportiv. Koordinator i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden, tha se përkundër punës së restaurimit të veprave historike në vend, TIKA jep mbështetje edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në fushën sportive, si dhe në fusha të tjera.

“Përveç kësaj tradite 600 vjeçare Kirkipnar në Turqi, ka një rëndësi të madhe edhe organizimi i këtyre aktiviteteve të mundjes në Ballkan, i cili këtu mbahet për të shtatën herë”, theksoi Ayden.

Zv/kryetari i Konferederatës Botërore të Etnosporteve, Hakan Kazancı, i përgëzoi organizatorët për organizimin e suksesshëm të turneut dhe u uroi sukses mundësve. Ai falënderoi banorët vendas për ruajtjen e këtyre vlerave tradicionale.

“Ne, si një konfederatë, ju premtojmë se gjithmon do t’ju ndihmojmë në mundje, që vazhdon tashmë 500 vjet”, tha Kazancı.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës qytetare AKSI, Afet Jashari, bëri të ditur se shoqata që drejton ai për herë të shtatë organizon këtë turne, ndërsa këtë vit për herë të parë ka mbështetje nga TIKA. Ai njoftoi se kontribues janë Federata Botërore e Organizatave Ballkanike dhe Konfederata Botërore e Etnosporteve.

“Në Studeniçan këtë traditë shekullore 500 vjeçare ne si organizatë e morëm si përgjegjësi që të jetojë në vitet e mëvonshme”, u shpreh Jashari, duke shtuar se numri i pjesëmarrësve në turne dhe numri i vizitorëve nga viti në vit është duke u rritur.

Përveç karakterit sportiv, ky turne ka edhe karakter kulturor. Në kuadër të manifestimit, klube kulturore-artistike nga komuniteti shqiptar, maqedonas dhe turk paraqiten me këngë, valle dhe lojra të vjetra. Poashtu, pjesë të pashmangshme të këtij manifestimi janë edhe enët tradicionale.

“Kjo ngjarje tradicionale sportive bashkon njerëzit nga shumë kombësi”

Në pjesën ceremoniale të turneut u adresua edhe Mustafa Demirkan, hoxhë nga Turqia, cili në fjalën e tij përmendi faktin se kjo ngjarje sportive bashkon njerëzit nga shumë kombësi. Ai poashtu, theksoi se muslimanët në botë ballafaqohen me një numër të madh shqetësimesh, si dhe vlerësoi përpjekjet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, për të cilin tha se ngre zërin kundër dhunës ndaj muslimanëve.

“Muslimanët në botë janë në vështirësi, por presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka qenë dhe gjithmon do të jetë pranë muslimanëve të cilët janë në nevojë dhe do të jetë kundër atyre që kryejnë dhunë”, deklaroi Demirkan.

Të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Federatës Botërore të Organizatave Ballkanike, Recep Varol.

Në turneun tradicional të sotëm, përveç organizatorëve morën pjesë edhe shumë personalitet nga jeta publike, sportive dhe kulturore nga Shkupi dhe më gjerë. Ndër të pranishmit ishte edhe kampioni botëror olimpik në mundje, Shaban Tërstena.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit