14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Muslimanet shqiptare mes “kryqëzatorëve” modern

Më të lexuarat

Nga Migena Balla

1.Zgjohem nё mёngjes herёt nga njё zile dere. Trembem. Sapo afrohem tё shikoj nё derё nuk po dalloj qartё fytyrat e tyre qё mё shqetёsojnё nё pikё tё mёngjesit. Janё dy gra. Njёra vendos gishtin pёr tё mbuluar pamjen nga kamera. I pyes kush jeni, asnjё pёrgjigje. I pyes sёrish, mё nё fund njё pёrgjigje: “A jeni tё interesuar tё flasim pёr Zotin?”

Dёshmitarёt e Jehovait. Nё lagjen ku banoj e mbushur plot me Dibranё muslimanё kryesisht, kёta Jehovajt nuk mё lёnё rehat. Pas njё zgjimi tё kotё, qё sado, cfarёdo bisede tё duash tё bёsh, nuk e bёn dot nё atё orё, por nejse tё shkretat ashtu i urdhёrojnё e ashtu bёjnё, dele tё bindura, dal pёr tё cuar fёmijёn nё kopёsht. I gjej poshtё pallatit. Eci mё tej as 200 m, janё dy tё tjerё. Pёrgjatё rrugёs mund tё shoh cdo 200 m dy nga dy persona ndonjёherё gra e ndonjёherё burra. Dallohen nga veshja. Ёshtё tipike, cdokush i njeh dhe i dallon, ngjyra tё zbehta, funde deri tek gjuri, kёmisha, kravatё ndonjёherё, pa make up, flokё tё natyrshёm jo tё stiluara.

Shkoj nё marketin e pallatit. Shitёsja mё dallon nga veshja qё jam muslimane dhe tenton tё predikojё. E kanё mёsuar mirё. Mё thotё qё dikur ajo ishtё muslimane falej dhe agjёronte por qёkur ka njohur Dёshmitarёt e Jehovait ndjehet mirё. Nuk e paragjykoj, i them se cdo fe ёshtё mirё pёr shpirtin e njeriut, por cfarё dije mё parё nga islami? Ajo ska pёrgjigje. Del qё nuk ёshtё e vёrtetё ajo qё thotё por ёshtё mёnyra sesi muslimanёt t’i konvertosh nё kёtё kult tё ri pёr shqiptarёt.

Pyes po cfarё bёjnё kёta nё Shqipёri, kush i solli?  Si jetojnё? Ku i gjejnё tё ardhurat? Ku punojnё? Nёse rrinё rrugёve derё mё derё kush i paguan? Si ka mundёsi shqetёsojnё shqiptarёt nё shtёpitё e tyre duke abuzuar me tolerancёn dhe mikpritjen e shqiptarit dhe askush nuk flet? Si ka mundёsi ky konvertim i muslimanёve nё kёtё fe tё re kalon kaq nё heshtje dhe askush nuk shqetёsohet cfarё po ndodh.

Para disa vitesh njoha njё vajzё qё ra nё dashuri me njё djalё musliman, por ajo i pёrkiste Dёshmitarёve tё Jehovait. Ata nuk e linin. Ata i bёnin mbledhje i bёnin presione qё ajo tё hiqte dorё nga kjo lidhje. Dhe ia arritёn. Ajo e la. Por ra edhe nё depresion. Nuk di c’bёhet me tё.

 

  1. Kёtё verё, kёto kohё, tё gjithё shqetёsohen pёr shtimin e numrit tё muslimanёve e sidomos grave tё veshura si muslimane. Shkruajnё shkrime, bёjnё emisione, bёjnё selfie, shajnё nёpёr komente, zhurmё, zhurmё, shumё zhurmё pёr asgjё. Kёtё fe e njohim, bashkёjetojmё me tё prej shekujsh. Kemi gjyshet tona tё veshura si muslimane. Pastaj njё shkёputje, askush nuk duhet tё praktikojё asnjё fe. Ndёrkohё rite tё fshehta. Agjёrime torturuese me shefa brigade provokatorё ushqimi. Syfyre nё errёsirё tё frikёsuar nga komshinj spiunё sigrimi. Gjyshe qё nuk e hoqёn shaminё. Gjyshe qё na rritёn se prindёrit na punonin me tre turne. Pastaj liri. Tё gjithё zgjodhёn dicka. Rilindёn fetarёt e parё. Dikush me histori familjare, dikush nga ndonjё shoqatё, dikush nga shok apo shoqe. Ama zgjodhёn vetё. Ndonjёherё edhe duke luftuar. Duke luftuar fort. Asistoj nё vitin 1998 nё njё konvikt tё qytetit studenti ku motra e njё vajze erdhi papritur dhe tёrhoqi zvarrё pёr flokёsh motrёn e saj. Arsyeja: se po bёhej muslimane. Nuk po mbulohej asokohe. Por po bёhej muslimane. E kjo pёr atё familje qё kishte sjellё vajzёn nё Tiranё nё konvikt ishte gabim.

Konvikti, konviktoret eee sa histori, eee sa degjenerim, por jo. Kjo ska rёndёsi. Askush nuk shkruan. Shkruajnё, reagojnё vetёm pёr ato. Pёr konviktoret qё u mbuluan qё u bёnё muslimane. Por jo askush nuk shkruan pёr konviktoret Dёshmitare tё Jehovait, as pёr evangjelistё e protestantё, as pёr ndonjё sekt tjetёr tё ri tё panjohur. Po shkruajnё pёr fenё e gjysheve, fenё qё jeton nё kёtё vend prej shekujsh. Ajo nuk ёshtё kthim nё identitet, jo aspak. Pёrkundrazi ёshtё prapambetje, ёshtё dicka e huaj. Si e huaj?? E huaj pёr gjyshen pёr njeriun tёnd tё familjes, pёr atё nga e cila ke origjinёn? Si prapambetje?? E prapambetur ishte gjyshja  qё  rriti e edukoi me vlera njerёzore e morale shumё prej nesh nga tё cilat mund tё marrёsh mёsim edhe sot pёr metodologjinё e edukimit e shumё gjёra tё tjera?

 

  1. Diana Culi, Berat Buzhala e ca emra tё tjerё qё kujdesen pёr tё drejtat e njeriut, pёr shqiptarinё, pёr vlera kombёtare. E besoni dot? Unё jo.

Tё parёn sepse ёshtё bashkёpuntore nё njё vrasje. Vrasje kriminelёsh, joo. Vrasje hajdutёsh, jooo. Vrasje poetёsh, po po vrasje poetёsh. Po pse? Epo gjykata nuk merr vesh nga arti. Ata studjojnё juridik jo letёrsi. Ndaj duhet njё ekspert letrar. Po jo kushdo ama. Duhet njё ekspert i certifikuar si i tillё dhe i njohur nga Ministria e Drejtёsisё i asaj kohe, qё do tё thotё dikush i bindur ndaj regjimit pёr tё ngjitur shkallёt e njё karriere tё tillё. E kjo ishte Dina Culi. Po po pikёrisht ajo qё sot na qenka bёrё aktiviste e tё drejtave tё njeriut. Madje trumbeton qё merr pjesё nёpёr konferenca e ka takuar gra muslimane tё mbuluara. Po si ia bёn? Si i del pёrpara njerёzve qё vuajnё nga diskriminimi, nga shkelja e tё drejtave tё njeriut, si u thotё edhe unё dikur me njё opinion vrava 2 poetё? Qё e doja aq shumё karrigen sa nuk dhashё dorёheqje por e cova deri nё fund verdiktin e pushkatimit tё dy poetёve tё rinj? Qё kam aq pak moral e aq pak karakter sa pёr karrierё nuk pranova vuajtjet qё mund tё mё vinin si pasojё e dorёheqjes nga ai ekspertim vrastar?

Po sot, unё, po shoqet e mia a duhet tё kemi frikё nga njё njeri i tillё qё paturpёsisht mё bёn “akt ekspertimi” pёr tё drejtat e njeriut? Cfarё mund tё dijё njё vrasёse gjakftohtё  nga tё drejtat e njeriut? Cfarё mund tё dijё njё servile sistemesh nga liria e besimit? Si mund tё kuptojё njё femёr me njё moral tё tillё, moralin e njё besimtarje qё duron sakrifikon dhe mbijeton sulmeve pёr hir tё besimit tё saj, qё ngel pa punё pёr njё shami, qё ngel pa shkollё pёr njё shami, qё dhunohet nga ju pёr njё shami?

Pastaj Berati, po ky ёshtё kosovar jo qyteti. Qyteti do tё fyhej nga emri i kёtij njeriu antishqiptar. Ky bezdiset nga gratё e mbuluara njёsoj si Diana apo tё tjerё. Po nga mjekra e Skёnderbeut bezdisesh ti more Buzhala? Po nga shamia e Nёnё Terezёs? Po nga identiteti musliman i anёtarёve tё Lidhjes sё Prizrenit? Po nga muslimanёt e UCK qё tё mbrojtёn nga serbi? Eee po, edhe unё bezdisem nga ty, nga vogёlsia e shpirtit dhe trurit tёnd. E kjo bezdis shumё vetё. Pse nuk ikёn nё Londёr? Atje ka njё rrugё qё njihet si rruga e arit. E di pse? Se aty vijnё pёr shopping ato arabet e mbuluara ashtu si nё atё selfien tёnde. Ke lexuar ndonjёherё sesa ndikojnё kёto arabet e mbuluara si “cadra” qё i quan ti,  sa ndikojnё nё tё ardhurat e Londrёs? Lexo sesa humbje gjigande do tё kishte Britania po ti bёnte njё “ban” kёtyre arabeve e tё mos vinin mё nё Londёr 3 – 6 muaj nё vit e tё shpenzonin aq sa ti as nё ёndёrr nuk i shikon.

Ti Buzhala, ti Djana, edhe tё tjerё si ju. Mё pёshtiroseni, pёr hipokrizinё tuaj, pёr injorancёn tuaj, pёr servilosjen tuaj, pёr antishqiptarinё tuaj, pёr mediokritetinn tuaj!

Kuptoni dhe mёsoni tё paktёn qё ёshtё injorancё tё gjykosh dikё nga veshja cfarёdo qoftё, se po tju kisha gjykuar juve nga veshja juaj kushedi se cfarё sefiesh do kisha bёrё me pёrshkrime interesante.

Dhe mos harroni jemi shumicё, dhe vazhdojmё t’i pёrkasim fesё me pёrhapjen mё tё madhe nё botё, jemi krenarё, jemi tё vendosur, e jemi tё lirё aq sa ju nuk e imagjinoni dot, se besojmё njё Zot e vetёm atё kemi frikё, vetёm Atij i mbёshtetemi sado kurthe tё thurni ju po aq Zoti ynё jua prish planet!

Ah sikur tё dinit fuqinё e Zotit nё mёnyrё tё natyrshme dhe mos ta mёsonit atё nё mёnyra tё tjera ndёshkuese!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit