8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Muslimanët në demokracitë liberale: Pse Perëndimi i frikësohet Islamit? (Pj.1)

Më të lexuarat

Simbolet islame nuk tehuajësohen vetëm në diskursin publik, por kontrollohen edhe kufizohen nëpërmjet procedurave të shumta ligjore dhe administrative në përpjekje për të “civilizuar” apo rregulluar simbolet që ato t’i përshtaten kulturën politike perëndimore.

Profesoresha e Harvardit dhe ekspertja mbi Islamin, Jocelyne Cesari, hedh një vështrim mbi mekanizmat e frikës së Perëndimit ndaj Islamit duke marrë në konsideratë narrativën mbisuenduese që priret ta paraqesë Islamin si një fe të huaj që duhet kundërshtuar.

Çështja e integrimit të muslimanëve ka qenë e pranishme në axhendat politike të demokracive europiane prej dekadash. Megjithatë, vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit ka evoluar më speficikisht në një problem që ka të bëjë me integrimin qytetar, i lidhur ngushtë me identitetin fetar. Në vitet 1960 dhe 1970, integrimi socio-ekonomik i emigrantëve me prejardhje muslimane ka qenë në fokusin kryesor të literaturës akademike, por me shfaqjen e brezit të dytë dhe të tretë, ky interesim i zhvendos te mobilizimi politik. Duke filluar me çështjen e Selman Rushdisë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas me çështjen e hixhabit në Francë, që nga viti 1989 e deri tani, reflektorët janë zhvendosur në drejtim të legjimitetit të simboleve islame në hapësirën publike, si kodi i veshjes, minaret dhe ushqimi hallall.

Për pasojë, polemikat në lidhje me dallueshmëtinë e këtyre simboleve janë rritur vazhdimisht. Polemikat nuk kanë të bëjne thjeshtë me një mospërputhje pikëpamjesh, por ka të bëjë me dallimet thelbësore (ose të paktën që përceptohen si të tilla), rreth parimeve dhe normave që rregullojnë jetën e përditshme të individëve që jetojnë në të njejtën kohë. Divergjenca të tilla fundamentale, të cilat çojnë në pozita përjashtuese ose dyzuese, nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë publike.

Islami dhe perceptimi i refuzimit të demokracisë

Për pasojë, mbulesa, xhamitë dhe minaret po shihen vazhdimisht si refuzim i vlerave demokratike perëndimore, apo akoma më keq, si një këcënim i drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit.

<img class=” td-modal-image wp-image-4904″ src=”http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/xFoto-1-observer.jpg.pagespeed.ic.-uQNqBsvzC.jpg” alt=”” width=”731″ height=”411″ srcset=”http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/Foto-1-observer.jpg 590w, http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/Foto-1-observer-300×169.jpg 300w” sizes=”(max-width: 731px) 100vw, 731px”/> Photo: Legjitimiteti i simboleve/shenjave islame në hapësirën publike: mbulesa, xhamitë dhe minaret po shihen vazhdimisht si refuzim i vlerave demokratike perëndimore, apo akoma më keq, si një këcënim i drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit. Në foto: Walter Wobmann, presidenti i komitetit “Po për ndalimin e minareve” në Egerkingen, Zvicër.

Gjatë fushatës së vitit 2016 për ndalimin e minareve në Zvicër, posterat e Komitetit Egerkinger shfaqnin një femër me burkë, e cila qendronte pranë minareve që ngriheshin mbi flamurin zviceran drejt qiellit si raketa (shiko foton lart). Një përceptimi i tillë i Islamit në hapësirën publike ka arritur gjithashtu dhe në Shtetet e Bashkuara me anë të debatit të vazhdueshëm mbi Sharian (Sheritatin), diskutimet mbi radikalizimin islamik në burgje dhe debatin për xhaminë në ground zero në verën e vitit 2010.

Simbolet islame nuk tehuajësohen vetëm në diskursin publik, por kontrollohen  edhe kufizohen nëpërmjet procedurave të shumta ligjore dhe administrative në përpjekje për të “civilizuar” apo rregulluar simbolet që ato t’i përshtaten kulturën politike perëndimore. Në Prill të vitit 2011, qeveria franceze imponoi ndalimin e veshjes së nikabit apo burkës, e cila u aprovua me shumicë nga parlamenti francez në vitin 2010. Vende të tjera si Belgjika dhe Hollanda ndoqën hapin e Francës në vitin 2011 dhe 2012.

Listës së gjatë të ndalimit të simboleve islame iu shtua edhe ndalimi i rrethprerjes (bërjes sunet, sh. p.) Në Qershor të vitit 2012, një gjykatës në Kolonjë të Gjermanisë, e ndaloi me ligj rrethprerjen me pretendimin se shkaktonte “dëmtime të paligjshme ndaj trupit”. Ndonëse Kancelarja Gjermane Merkel kishte premtuar se bashkësitë e muslimanëve dhe hebrenjve do të mund të vazhdonin ta praktikonin rrethprerjen, ndërlikimet ligjore të këtij ndalimi mbeten për t’u parë akoma.

Sfida kulturore brenda Islamit

Kjo sfidë kulturore luftohet gjithashtu edhe nga ana e muslimanëve. Selefizmi, një interpretim specifik i Islamit në kundërshtim të plotë me vlerat dhe kulturën perëndimore, mbron praktika të shumta, si veçimin e femrave (nga meshkujt, sh.p) dhe refuzimin e angazhimit civil dhe politik, të cilat shihen si përpjekje për të luftuar papastërtinë e Perëndimit. Kjo rrymë e veçantë e Islamit përbën një nga intepretimet më të dukshme, më të përhapura dhe më të aksesueshme, duke krijuar kështu iluzionin te të dyja palët, muslimanët dhe jo muslimanët, se Selefizmi është Islami i vërtetë.*

<img class=”wp-image-4903 size-full” src=”http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/xFoto-2-observer.jpg.pagespeed.ic.ARzH4I40fi.jpg” alt=”” width=”730″ height=”411″ srcset=”http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/Foto-2-observer.jpg 730w, http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/Foto-2-observer-300×169.jpg 300w, http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/Foto-2-observer-696×392.jpg 696w, http://observer.al/wp-content/uploads/2018/06/Foto-2-observer-600×338.jpg 600w” sizes=”(max-width: 730px) 100vw, 730px”/> Photo: Qasja fataliste “ose kështu ose ashtu”: “Në njërën anë, për shumë perëndimorë, burka simbolizon mohimin e polotë të lirisë dhe barazisë gjinore. Nga ana tjetër, për zerat fetarë fundamentalistë, burka simbolizon dinjitetin e gruas dhe devotshmërinë e saj ndaj vlerave familjare, ndryshe nga bikini, i cili shihet si objektifikim dhe degradim i trupit të femrës”.

Me pak fjalë, thelbi i Perëndimit dhe thelbi i Islamit po luftojnë njëri-tjetrin, duke e forcuar kështu njëri-tjetrin. Dikotomia “burka vs bikini”, e përdorur shpesh nga Islamofobët dhe nga muslimanët fundamentalistë e përfshin këtë përshtyphe të mospërputhjes së thellë që ka të bëjë me politikën, mënyrën e jetesës dhe më kryesorja me trupin e femrës.

Nga njëra anë, për shumë europianë, burka simbolizon mohimin e plotë të lirisë dhe barazisë gjinore. Nga ana tjetër, për zërat fetarë fundamentalistë, burka është simboli i dinjitetit të gruas dhe devotshmërisë saj nga vlerave familjare, ndryshe nga bikini që shihet si një objektifikim dhe degradim i trupit të femrës.

Kontraste kaq të forta sigurisht që janë ekstreme, por njëkohësisht ato reflektojnë qasjen “ose kështu ose…”, ku aktualisht ka ngecur një pjesë e mirë e diskursit mbi Islamin. Presidenti gjerman, Joachim Gauck ilustroi në mënyrë të pavetëdijshme versionin e butë të kësaj dikotomie kur tha se muslimanët mund të jetojnë në Gjermani, por ndryshe nga paraardhësi i tij (Christian Wulf), ai nuk mendon se muslimanët mund të jenë pjesë e Gjermanisë.

Vazhdon…

Observer.al

*Veçimi i femrave dhe meshkujve, sidomos gjatë riteve fetare, është praktikë e njohur dhe e pranuar gjerësisht nga të gjitha shkollat juridike islame, e nuk kufizohet vetëm te selefijtë. (sh.p.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit