7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Muslimanët e Arakanit kthehen në shtetin e tyre

Më të lexuarat

Janë kthyer në vendin e tyre një mijë muslimanë të Arakanit të cilët kishin ikur në Bangladesh gjatë operacioneve të ushtrisë së Mianmarit të filluara si pasojë e sulmit në tetor të vitit të kaluar ndaj stacioneve kufitare të shtetit të Arakanit, raporton AA.

Ko Ko Linn, aktivisti i Organizatës Kombëtare Arakan Rohingya në qytetin Chittagong të Bangladeshit, ka deklaruar se pas përfundimit të operacioneve javën e kaluar, afër një mijë muslimanë të Arakanit janë kthyer në shtetin e tyre.

Ndryshe, si pasojë e sulmeve ndaj stacioneve kufitare në Arakan më 9 tetor, ushtria e Mianmarit filloi “operacionet e sigurisë”. Grupet për solidaritet nga Rohingya kanë lajmëruar se prej fillimit të operacioneve deri më sot, kanë vdekur 400 muslimanë të Arakanit, janë përdhunuar një numër i madh i grave dhe janë djegur shumë fshatra.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ministrit të Jashtëm i Mianmarit, Aung San Suu Çii, njëherësh ministri Shtetëror përgjegjës për Presidencën, Thaung Tun, më 15 shkurt deklaroi se me sigurimin e stabilitetit në Arakan, kanë përfunduar operacionet, ka mbaruar ora policore, dhe se do të jetë e mjaftueshme vetëm prezenca e policisë në rajon.

Shumica e popullatës së qyteteve Maungdaw dhe Yathay Taung ku janë edhe stacionet kufitare, përbëhet nga muslimanët e Arakanit, popull i cili sipas OKB-së, është populli më i persekutuar në botë.

Nga dhuna që është paraqitur në vitin 2012 në Arakan mes budistëve dhe muslimanëve, shumë njerëz kanë humbur jetën prej të cilëve shumica muslimanë, janë djegur shumë shtëpi dhe vende të punës, dhe qindra mijëra muslimanë kanë qenë të detyruar të braktisin vendin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit