11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Muslimanët amerikanë mbledhin para për të liruar migrantët e ndaluar

Më të lexuarat

Një iniciativë jofitimprurëse islamike në SHBA ka mbledhur 13 mijë dollarë për të liruar migrantët e ndaluar.

Mediat lokale raportojnë se fushata muslimane për migrantët e nisur të hënën nga CelebrateMery tashmë ka tejkaluar synimin e saj të parë për të mbledhur 10 mijë dollarë në dy javë.

“Duke shikuar në një projekt si ky, unë nuk mund të mendoj për diçka tjetër që është më e dobishme për të bërë me paratë tuaja sesa të ndihmosh familjet e ndaluara”, tha Ryan Smith, një menaxher i rastit në Komunitetit Ndërfetar të Chicagos-s për Emigrantët e Ndaluar.

Sipas një raporti, mbi 50 mijë persona të ndaluar aktualisht qëndrojnë në objektet e Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave, ndërsa rreth 20 mijë qëndrojnë në qendrat e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, ndërkohë 11 mijë fëmijë të tjerë aktualisht janë nën kujdestari të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Emigrantët e ndaluar, azilkërkues të padokumentuar apo të ligjshëm, mbahen në ambientet e paraburgimit derisa të shkojnë në gjykim, ku gjykata do të vendosë nëse ata mund të qëndrojnë në vend ose derisa të paguajnë obligacionin e tyre.

Sipas fondacionit Liria dhe Emigrantët, këto obligacione parash zakonisht janë më të larta se obligacionet në çështjet penale dhe mund të arrijnë deri në 250 mijë dollarë me një mesatare prej 15.500 dollarë.

Smith tha se shumica e rasteve të tij variojnë nga 10 mijë deri në 15.500 dollarë.

Një numër i migrantëve nga vendet e Amerikës Qendrore po luftojnë me politikën amerikane anti-migruese në kufi.

Që nga ardhja në detyrë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ndjekur një qasje të rreptë ndaj emigracionit, si atij legal ashtu edhe atij ilegal, si dhe e ka veçuar në veçanti Meksikën për atë që ai e quan mungesë veprimesh për të frenuar flukset e migrantëve, nga ku njerëzit janë duke ikur nga kushtet e varfëra dhe nga dhuna e bandave me shpresën për siguri apo azil në SHBA.

Në muajin maj, Trump shpalli tarifa për importet e mallrave meksikane që u mënjanuan përfundimisht kur SHBA dhe Meksika muajin e kaluar arritën një marrëveshje për rritjen e sigurisë në kufirin verior të vendit, si dhe për përpjekje për të ndaluar flukset e emigrantëve.

Në fund të muajit korrik, Washingtoni po ashtu nënshkroi një marrëveshje të sigurt me vendin e tretë, Guatemalën, për të reduktuar flukset e emigrantëve.

Marrëveshja detyron migrantët e Amerikës Qendrore të bëjnë kërkesë për azil në Guatemalë dhe të refuzohen në atë vend para se të mund të aplikojnë në SHBA, edhe pse sipas ligjit të SHBA-ve migrantëve u lejohet të kërkojnë azil brenda SHBA-ve ose në portet zyrtare të hyrjes./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit