Muslimanë, zgjohuni nga gjumi para se të vdisni!

0
116

Mustafa Bajrami

Së paku një miliard muslimanë në botë sot do të duhej të derdheshin nëpër rrugë, të marshonin e t’i zinin sheshet. Ta dridhnin tokën e ta trishtonin qiellin duke bërtitur: “Mjaftë Më Me Vrasjen E Muslimanëve”.
Një miliard të feve tjera do të duhej t’i mbronin të mjerët teksa bërtasin më zërin e tyre që kush se dëgjon, as ata vetveten. Do të duhej t’i mbronin të pambrojturit. Sepse është detyrim njerëzorë, dhe, sepse, bota pa muslimanë më nuk do të ketë shije.

Gjuha urrejtëse kundër Islamit ka kohë që ka marrë dhenë. Ajo është bërë përditshmëri e shumë medieve nëpër botë dhe e disa individëve tek ne. Këta tek ne, edhe nëse janë një grusht, janë të mençur, janë perfidë posi gjarpnojtë dhe dinë t’i helmojnë e t’i vrasin në shpirt muslimanët shqiptarë.

Bota muslimane sot në këtë ditë zie do të duhej të kthjellet e të vetëdijesohet. I janë vrarë bijtë e saj. Në xhami, duke përmendur fjalën “Islam”, paqe, duke madhëruar tjetrën, “Rahman e Rrahim”, mëshirëbërës, e duke u lutur për “hidaje”, shpëtim.

Po çfarë shpëtimi është ky kur ata i vrasin edhe nëpër xhami. Kur mbi ta janë gjuajtur orlat e zi e i vrasin me miliona e miliona, dhe me miliona të tjerë duke u vrarë ndër vete!

E si mos të jetë e mirë për tu dëgjuar thënia mistike islame se; “Njerëzit jetojnë fjetur, e kur të vdesin, zgjohen”.

E bukur është për tu dëgjuar kjo fjali, por qenka tepër e prekshme, edhe më tepër e trishtueshme për ta përjetuar.

Muslimanët sot po jetojnë fjetur. Të zgjohen së paku derisa po vdesin.

Ose, do të zgjohen vetëm pasi të kenë vdekur…!