12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Murtaja e Bardhë” në një vend të pasur: aty ku “lind një fëmijë në vit”

Më të lexuarat

Finlanda po përballet me një rënie të nivelit të lindjeve në vitet e fundit, një shqetësim të veçantë për autoritetet atje, dhe ka vendosur të marrë masa konkrete, njëra prej të cilave është stimulimi financiar për të pasur më shumë fëmijë.

Disa vite më parë, autoritetet komunale të Lestijärvi tërhoqën vëmendjen ndaj problemit në rritje të niveleve të lindjeve në qytet, dhe vendosën të paguajnë më shumë 10,000 euro për secilin fëmijë të porsalindur.

Autoritetet kanë vendosur të marrin masa pro-lindjes pasi vetëm një fëmijë ka lindur në atë qytet finlandez në një vit.

“Kur u mësua se vetëm një fëmijë kishte lindur brenda një viti, të gjithë reaguan dhe thanë se diçka duhej bërë”, u tha gazetarëve Paula Jokela, një mësuese e shkollës lokale.

Ajo shtoi se ata madje ishin të shqetësuar që në një moment nuk do të kishin më nxënës në shkollë, sepse ata kishin vetëm tre nxënës në një klasë, gjë që ajo tha se ishte shumë shqetësuese.

Zyrtarët e qytetit thanë se do të paguajnë 10,000 € për secilin fëmijë të porsalindur gjatë një periudhe 10-vjeçare për të inkurajuar të rinjtë që të kenë sa më shumë fëmijë. Masat e ngjashme pro-natalitetit po zbatohen në disa qytete të tjera finlandeze, të cilat gjithashtu përballen me një demografi shkatërruese.

Disa politikanë në atë vend skandinav po u bëjnë thirrje grave që të kenë më shumë fëmijë, duke paralajmëruar se vendi po përballet me një shkallë rë rënie të pjellorisë. Ata janë veçanërisht të shqetësuar për zvogëlimin e numrit të lindjeve dhe problemin në rritje të plakjes.

Sipas mediave finlandeze, disa zyrtarë në vend besojnë se tendencat negative demografike gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në financat publike dhe ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave nga agjensitë shtetërore finlandeze, çdo grua në vend pritet të ketë mesatarisht 1.32 fëmijë në periudhën e ardhshme, e cila do të ishte më e ulta në historinë finlandeze.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, Koreja e Jugut ka nivelin më të ulët të fertilitetit në botë. Në këtë vend, aktualisht, mesatarisht, çdo grua lind 1.1 fëmijë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit