Muriqin e duan klubet e njohura evropiane, Rizespori i kërkon 10 milionë euro

0
15

Rizespori e ka vendosur çmimin për Vedat Muriqin. Klubi turk kërkon 10 milionë euro për shitjen e sulmuesit të rrezikshëm kosovar, të cilin e duan gjigantët turkë, Fenerbahçe e Galatasaray, por edhe Anderlechti në Belgjikë

Vedat Muriqi është bërë njëri prej futbollistëve më të kërkuar shqiptarë të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi kosovar bëri paraqitje impresionuese me Rizesporin sezonin që shkoi dhe kjo ka bërë që klubet e njohura t’ia vënë syrin atij.

Dhe, klubi turk e ka vënë çmimin për yllin kosovar.

Sipas mediave turke, Rizespori i kërkon 10 milionë euro për shitjen e prizrenasit.

Fenerbahçe ishte klubi i parë që u interesua seriozisht për Muriqin, ndërsa së fundmi flitet se në garë është futur edhe Galatasaray.

Kurse, Muriqin e duan edhe në Belgjikë, ku e kërkon Anderlechti.

Gjithashtu, javë më parë interesim për futbollistin kishte shprehur edhe Toulouse në Francë dhe Real Betisi në Spanjë.