16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Murgeshat janë përdorur si skllave seksi nga priftërinjtë”, Papa Françesku shokon me deklaratën

Më të lexuarat

Kreu i katolikëve Papa Françesku ka bërë një deklaratë shokuese, duke pranuar hapur abuzimet seksuale në kisha.

Ai e ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat, ndërsa shtoi, se ka pasur raste që janë mbajtur si skllave seksuale.

Kjo ka qenë edhe arsyeja sipas tij që paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë me murgesha, që u abuzuan nga priftërinjtë.

Kjo është hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga klerikët, por ai premtoi se Kisha po përpiqej të zgjidhte problemin.

Papa Françesku i bëri këto deklarata shokuese të martën para gazetarëve, gjatë vizitës historike në Lindjen e Mesme.

Ai pranoi se priftërinjtë dhe peshkopët abuzuan seksualisht me murgeshat, por tha se Kisha ishte në dijeni të çështjes dhe po përpiqet ta zgjidhë.

“Papa Benedikti kishte guximin të shpërndante një kongregacion femrash, sepse skllavëria e grave kishte hyrë në të. Skllavëria deri në pikën e skllavërisë seksuale, nga ana e klerikëve apo themeluesve”, u tha ai gazetarëve të interesuar.

Nga ana tjetër zëdhënësi për shtyp i Vatikanit, Alessandro Gisotti, tha për CBS News se çështja në fjalë kishte ndodhur në Francë. Papa Françesku tha se abuzimi seksual i murgeshave ndodhi në “kongregacione të caktuara, kryesisht ato të reja”.

https://www.cbsnews.com/news/pope-francis-priests-nuns-sexual-slavery-abuse-saint-jean-order-france/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit