7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mungesa e vitaminave dhe sëmundjet e moshës

Më të lexuarat

Është zbuluar se edhe mungesa e moderuar e vitaminave dhe mineraleve mund të çojë deri tek sëmundjet e moshës.

Shkencëtarët nga Oakland Research Institute kanë dëshmuar se dëmi i krijuar për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve, ngadalë grumbullohet me kalimin e kohës dhe në fund çon te sëmundjet që janë të lidhura me moshën.

Autorja e hulumtimit, Joyce C. McCann dhe kolegët kanë testuar nëse proteinat që janë të varura nga seleni, të cilat janë të rëndësishme nga perspektiva evolucionare, janë më të qëndrueshme ndaj deficitit të selenit në dallim nga ato që janë më pak thelbësore.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një varg i mekanizmave shumë të sofistikuara në nivel qelizor dhe në nivel të indit, në momentin kur seleni është i kufizuar, do të mbrojnë proteinat thelbësore që varen nga seleni në dëm të atyre që nuk janë të tilla.

Po ashtu mutacionet e proteinat që varen nga seleni dhe humbin te mungesat modeste të selenit, rezultojnë në karakteristika të cilat ndajnë bashkë edhe sëmundjet e moshës, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe humbjen e funksioneve imunologjike dhe të trurit.

(Albeu)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit