15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mungesa e gjumit është shkaktar i madh i Alzhaimerit

Më të lexuarat

Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e gjumit, rrit rrezikun për sëmundjen e Alzhaimerit.

Është thënë edhe më parë, se mungesa e gjumit, është e keqe për shëndetin.

Nëse një njeri nuk fle sa duhet, ka problem me diabet, depresion, sulme në zemër dhe çrregullime tjera të padobishme.

Studiues në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit në Oregon, kanë gjetur se ndryshimet në formën dhe mungesën e gjumit, shtyjnë drejt fazave të ndryshme të çmendurisë.

Gjumi është i dobishëm për trurin, sepse i pastron toksinat e krijuara, të cilat nxisin Alzhaimerin.

Tek personat që flenë pak, ka rrezik se këto toksina nuk pastrohen, duke u bërë bashkë, për të krijuar bllokime të ndryshme në tru.

Ende nuk dihet konkret, se çfarë është lidhja mes mungesës së gjumit dhe kësaj sëmundjeje mendore, por dihet se njerëzit që vuajnë nga Alzhaimeri, flenë shumë pak. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit