15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mundja shqiptare në majat botërore, Eriglent Prizreni renditet në vendin e pestë

Më të lexuarat

Mundja shqiptare ka shënuar sot një rezultat historik në grup-moshën e të rinjve.
Mundësi Eriglent Prizreni ka arritur të renditet në vendin e pestë në Kampionatin Botëror për të rinjtë që është duke u zhvilluar në Tampere të Finlandës. Prizreni ka garuar në stilin e lirë në peshën 60 kilogramë. Në klasifikimin e përgjithshëm kanë marrë pjesë 21 konkurrentë nga të gjitha shtetet e botës.
Mundësi i radhës që do të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë në këtë sport është Paris Kareli i cili do të garojë në stilin e lirë, por në peshën 120 kilogramë. /Panorama Sport/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit