Muja me dy rroga

0
38

Mujë Rugova vazhdon të marrë dy paga nga buxheti i Kosovës: atë të rektorit të UP-së dhe një tjetër si anëtar i Bordit të KEK-ut
Vitin e kaluar, kur Rugova kishte deklaruar pasurinë e tij, ka treguar se është edhe anëtar i Bordit të KEK-ut. Jetullah Aliu, drejtor i Departamentit të parandalimit të konfliktit të interesit, pati thënë se do të nisin hetimet ndaj Rektorit, me dyshimin se ai është futur në konflikt interesi. Madje, ai pati thënë se për këtë rast Agjencia Kundër Korrupsionit shumë shpejt pritet të marrë edhe një vendim.

Dhe kjo ndodhi: AKK tha se Rektori nuk është zhytur në konflikt interesi!

Prandaj, Rugova edhe këtë vit ka marrë guximin që të deklaroj rrogën dhe t’i mbajë dy vende të punës në institucione publike. Në deklarimin e tij të pasurisë mbetet pothuajse gjithçka e njëjtë: tokat e trashëguara, rroga e Rektorit – 18 mijë euro në vit – dhe rroga tjetër si anëtar i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës – 9 mijë e 200 euro në vit! /Telegrafi/kohaislame