10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

MUHAMMEDI SALALLAHU ALEJHI UE SEL-LEM SHEMBULL NË KOMUNIKIM ME NJERËZIT

Më të lexuarat

MUHAMMEDI SALALLAHU ALEJHI UE SEL-LEM SHEMBULL NË KOMUNIKIM ME NJERËZIT

Aftësitë e komunikimit të Dërguarit salAllahu alejhi ue sel-lem në dritën e shkencës së komunikimit dhe teoritë e komunikimit.

Ata që patën mundësinë e studimit të komunikimit në nivelin akademik, e dinë se sa teori, libra, apo studime ekzistojnë me procesin e ndërlikuar të komunikimit njerëzor. Modelet e para perëndimore të komunikimit – verbal, grafik, apo matematikor – përshkruajnë strukturën në aspektin teknik apo funksional të këtij fenomeni. Megjithatë, shembulli më i lartë i aktit të komunikimit në marrëdhëniet me njerëzit mund ti përshkruhet jetës së të Dërguarit salAllahu alejhi ue sel-lem. Në të vërtetë nga jeta e përditshme e të Dërguarit salAllahu alejhi ue sel-lem, shohim që ai ka qenë i shkëlqyeshëm në komunikim me njerëzit.

Duke pasur parasysh se jemi në muajin e lindjes së të Dërguarit të Allahut, Muhammedit, salAllahu alejhi ue sel-lem, do të mundohemi të përcjellim ca mësime që përkojnë me problemet aktuale në kohën tonë.

Me mënyrën dhe aftësitë e papërsëritshme të komunikimit dhe me sjellje të këndshme – gjithmonë i butë dhe i buzëqeshur – Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem, arrinte të përfitoj zemrat e njerëzve përreth vetes. Hebrenjtë e kishin zakon ta ofendojnë dhe provokojnë të Dërguarin salAllahu alejhi ue sel-lem, duke e përshëndetur me fjalët: “Es-samu’alejkum – vdekja qoftë mbi ty!”, ndërsa ky me butësi përgjigjej: “Ue alejkum, – edhe mbi ju”. Bashkëshortja e tij, Aisha radijAllahu anha, duke mos mundur ti duroj ofendimet në llogari të Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem, gjatë një rasti i tha: “A nuk dëgjove, thonë vdekja mbi ty!”, Pejgamberi salAllahu alejhi ue sel-lem i përgjigjet: “A nuk dëgjove, u thashë ‘edhe mbi ju’!”

Atëherë Allahu i Madhëruar shpalli: “Kur vijnë te ti, ata të përshëndesin me fjalë, me të cilat Allahu nuk të përshëndet kurrë…” ndërsa në një hadith sahih thuhet: “…se ajo u ka thënë atyre: ‘Edhe mbi ju qoftë vdekja, nënçmimi dhe mallkimi”, ndërsa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Ajo që ne e themi për ata pranohet tek Allahu, ndërsa atyre nuk u pranohet ajo që thonë për ne!” Ky është një shembull se si Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem evitonte mundësinë që ofendimit t’i përgjigjet me ofendim edhe atëherë kur bëhet fjalë për jobesimtarët.

Për shembull, me Ebu Bekrin fliste rreth luftës dhe armëve, ndërsa me gruan e tij, Aishen bënte shaka apo biseda të këndshme. Kah mesi i viteve 90, sociologët filluan ta studiojnë komunikimin e tij në perspektivën psikologjike dhe të fokusohen siç është të perceptuarit dhe qëndrimi në procesin e komunikimit.

Ai ishte njeriu salAllahu alejhi ue sel-lem i cili eci nëpër tokë para më shumë se 1400 viteve.

Në të kaluarën e afërt, modeli më me ndikim rreth studimeve komunikatave është modeli Shannon & Weaver (1949). Shannon e përshkruan komunikimin si një proces linear dhe njëdrejtimësh i cili përbëhet nga pesë funksione me qëllim që komunikimi të jetë i suksesshëm: burimi i informimit, ai që e përcjell, kanali (mediat), pranuesi dhe caku përfundimtar si dhe një faktor disfunksional, zhurma e madhe.

Modeli i komunikimit Osgood & Schramm në procesin e komunikimit është qarkullues dhe fokusohet në sjelljen sikur aktorë kryesor. Megjithatë, komunikimi shpesh herë është proces mjaftë i pabalancuar në të cilin dominojnë individët.

‘Summa summarum’, shumica e teorive dhe modeleve perëndimore rreth komunikimit janë jolineare, duke vendosur konceptin e komunikimit mekanik në përcjelljen e informatave nga burimi drejtë pranuesit pasiv. Mëtutje, presupozojnë se akti i komunikimit, është fenomen statik i burimit të privilegjuar dhe jo proces dinamik i cili përfshinë të gjitha elementet në marrëdhëniet shoqërore.

I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem na ka mësuar që gjatë bisedës me të tjerët, duhet të flasim rreth gjërave që janë të përshtatshme dhe në sferën e interesit edhe të bashkëbiseduesit, ashtu që të evitojmë që biseda të kalojë në komunikim të njëanshëm.

Transmeton Enesi radijAllahu anhu se I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem kishte natyrën më të mirë se të gjithë njerëzit. Unë kisha një vëlla me emrin Ebu Umejr, me të cilin komunikonte në një mënyrë brilante që i përshtatej moshës së tij, fëmijë që sapo kishte lënë pirjen e qumështit. Kjo mënyrë e komunikimit na mëson si mund të jemi të suksesshëm me njerëzit në nivelin individual dhe shoqëror.

Shumë njerëz aftësitë e komunikimit i vështrojnë vetëm në dritën komerciale dhe zakonisht ata njerëz janë më të suksesshëm në botën e biznesit, por në shtëpi janë të këqij dhe të pakënaqur.

Le ta kemi gjithmonë parasysh të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem i cili ka thënë: “Më të mirët në mesin tuaj janë ata që janë më të mirë me familjet e veta, ndërsa unë jam më i mirë me familjen time…” (Hadith)

Sjellja e mirë e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka qenë e fokusuar ndaj të gjithëve, të gjitha nivelet dhe kategoritë shoqërore. Sa herë që kalonte pranë fëmijëve, u jepte selam dhe i përkëdhelte në shenjë mëshire. Gjithmonë mundohej ti gëzoj njerëzit përreth vetes me biseda të këndshme.

Sa herë që fliste apo u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve, ishte i qartë ashtu që të evitonte moskuptimet. Nëse vërente se dikush gabon, asnjëherë nuk ia tërhiqte vërejtjen në prani të tjerëve, me qëllim që të mos ndjehej i nënçmuar. Në vend të kësaj, ai kishte një thënie mjaftë të urtë dhe të përkryer në aspektin pedagogjik: “Ç’ndodh me njerëzit që e bëjnë këtë e këtë?”

Paramendoni, i Dërguari i Allahut asnjëherë nuk iu drejtua me fjalë ofenduese Enesit radijAllahu anhu i cili e shërbeu 9 vjet.

Kjo nuk nënkupton se nuk i ka këshilluar njerëzit rreth vetes, po Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem gjatë këshillimit evitonte bisedën e tepërt. Ndërsa aftësia e dëgjimit është gjithashtu pjesë përbërëse gjatë procesit të suksesshëm të komunikimit. Nuk duhet pyetur rreth gjithçkaje që dëgjojmë, duke ndërprerë në mënyrë konstante folësin. I Dërguari salAllahu alejhi ue sel-lem, dëgjonte me kujdes ata që ankoheshin për diçka, apo ata që debatonin dhe thoshin mendimin e veta, qofshin ata shokët e tij, bashkëshortet apo jobesimtarët.

I Dërguari salAllahu alejhi ue sel-lem, na ka mësuar se duhet përmirësuar fjalët dhe sjelljet ndaj njerëzve me qëllim të përfitimit të zemrave të tyre edhe duke lexuar lutjen e Musaut alejhis-selam të cilën ia mësoi Allahu kur duhej të shkojë te faraoni.

“O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata ta kuptojnë fjalën time!” (Ta-Ha, 25-28)

Autore: Affifa Jaben
Përktheu dhe përshtati: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit