5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Muhamed Zekiri shërohet nga COVID-19, ja mesazhi i tij

Më të lexuarat

Ish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe familja e tij (bashkëshortja dhe vajza) janë shëruar nga COVID-19.
Me këtë rast, Zekiri ka ndarë me opinionin këtë mesazh nëpërmjet profilit të tij në facebook:

Të nderuar miqë
Nga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë.

FALEMINDERIM i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithëçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena, dr.Fadilin, dr.Ana, stafin tjetër mjeksor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve të shtrirë në repartin e infektologjisë.

Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijsoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke patur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëher të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime.

Këtë gjithësesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madhë.
Ndërsa atyre shpirtligëve të cilët më dëshiruan mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju dëshiroja që Zoti të paktën një herë në jetë tua mundësojë ndjenjën e të qenurit NJERI me plotëkuptimin e fjalës.

Zoti është i madhë atij i qofshim falë ELHAMDULILAH unë dhe familja tanimë jemi shëndosh e mirë – në shtëpi jemi edhe më të fortë se që ishim!
Me rrespekt,
Muhamed Zeqiri

 

https://www.facebook.com/muhamed.zekiri/posts/10160303651219466

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit