7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Muhamed Salah zhduket nga rrjetet sociale

Më të lexuarat

Mbyllja e llogarive të futbollistit egjiptian Muhamed Salah në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime dhe komente të shumta në opinionin botëror.

Simpatizantët e Salah sot nuk patën qasje në llogaritë e Salah në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Zhvillimi është bërë ndër temat më të përfolura në Egjipt, ndërsa ylli i Liverpool-it nuk ka komentuar rreth çështjes.

Në rrjetet sociale, pohohet se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një postimi të djeshëm të Salah, i cili është cilësuar si “mesazh kriptik”.

“Vendim 2019; koha për të kontaktuar, këtë herë në të vërtetë”, kishte postuar ylli egjiptian dje në median sociale.

Mohamed Salah ishte golashënuesi më i mirë për sezonin 2017-2018 në Premier Ligën Angleze, me 32 gola në 38 ndeshje me fanelën e Liverpool-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit