15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Muhamed Salah, 50 gola në 65 ndeshje me Liverpoolin – Pas ndeshjes takon një fanse dhe merr dhuratë nga ajo

Më të lexuarat

Muhamed Salah shënoi dy herë në ndeshjen që Liverpooli e fitoi ndaj Cervena Zvezdas (4-0), duke arritur në 50 gola me fanellën e kuqe në 65 ndeshje.

Në fund të ndeshjes ai shkoi te një grua e mbuluar që mbante një mesazh për të, duke ia dhuruar fanellën.

Ai pasi ia dha fanellën, nuk u kthye duar thatë, pasi edhe fansja kishte një dhuratë për të që ia dhuroi.

Sulmuesi 26 vjeçar e inspektoi dhuratën, para se ta fuste nën krahë.

Shkëmbimi i dhuratave u kap nga tifozët me celularë.

Salah shënoi dy herë duke thyer rekord të golave për një klub.


Egjiptiani tani ka 50 gola me fanellën e Liverpoolit, ndërsa shënuan edhe Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Paraqitje të mirë kishte edhe Xherdan Shaqiri që asistoi në golin e parë të Salah.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit