20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Muhamed Ismaili, seleksionues i Shqipërisë

Më të lexuarat

Shkupjani Muhamed Ismaili është emëruar seleksionues i përfaqësueses së hendbollit të Shqipërisë në konkurencë të meshkujve. Lajmin për Tv Shenja e konfirmoi vetë Ismaili, i cili në të njejtën kohë është edhe trajner i KH Rinia nga Shkupi. Emërimi i Muhamed Ismailit si seleksionues i kombëtares shqiptare është rast historik, pasi me kërkesë të presidentit të Federatës shqiptare të Hendbollit, Nesim Jahollari bëhet trajneri parë nga Maqedonia që do të drejtojë një kombëtare të Shqipërisë, ndërsa me angazhimin e tij Shqipëria pretendon të përmirësojë gjendjen e hendbollit në nivel vendor dhe reprezentues. Shqipëria me Ismailin në pankinë në muajin qershor do të merr pjesë në Kampionatin Evropian të Federatave në Zhvillim që do të zhvillohet prej 12-të deri më 18 qershor në Bullgari.

“Kjo është ndjenjë e kahmotshme dhe e pritur dhe kuptohet se kjo është 40 vjet punë në hendboll. Në bashkëpunim me federatën e hendbollit të Shqipërisë dhe në kontaktin me presidentin Nesim Jahollari, me të cilin biseduam dhe e konfirmuam se unë do të jem unë përzgjedhës i Kombëtares së Shqipërisë, gjë që kjo është krenari dhe përgjegjësi për mua. Për këtë unë jam njeriu më i lumtur në mesin e shqiptarëve”, deklaroi Ismaili për TV SHENJA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit